E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shiten nje shtepi dy here, hetim autoreve

TIRANE - Dy persona jane vene nen hetim ne gjendje te lire, pasi u denoncuan per shitjen e nje prone per here te dyte, ne menyre te jashteligjshme. Burime te policise thane dje se kane nisur hetimet ne gjendje te lire te Medi M., 43 vjec dhe Ramiz D., 48 vjec, pasi ne rrugen "Njazi Meka", kane shitur nje banese dykateshe te dy persona te tjere te interesuar. Sipas te dhenave te denoncimit te bere ne polici, dy te lartpermendurit i kishin shitur me pare G. A., kete banese, por pas kesaj ata kishin hyre ne tratativa per ta shitur per se dyti hyrjen e perfituar padrejtesisht. Pasi e kane shitur per here te dyte, pronari i cili e kishte blere ka hasur ne kundershtimin e personit tjeter qe kishte paguar parate me pare. Menjehere ne polici eshte depozituar nje denoncim ndaj te dyshuarve qe u shoqeruan menjehere ne komisariat dhe u moren ne pyetje. Policia sqaroi se hetimi do te kryhet ne gjendje te lire deri ne zbardhjen e ngjarjes.

A.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›