Vau i Dejës/ Droni zbulon parcelën me kanabis përgjatë bregut të lumit Drin

Kontrollet me dron zbuluan parcelën ku ishin mbjellë në kubikë, 500 fidanë narkotikë, përgjatë bregut të lumit Drin, në fshatin Ashtë, Shkodër.
Fidanët ishin mbjellur në një ambient të hapur.
Një pjesë e vogël e fidanëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies, në kuadër të operacionit të koduar “Ashta” informoi sot policia e Shkodrës.
Strukturat hetimore të DVP Shkodër dhe ato të komisariateve në varësi, vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.”
/rtsh.al/