E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hleb, një vit në Wolfsburg

Nga Express më 31 gusht 2011 në ora 15:26

Alexander Hleb i është bashkuar Wolfsburgut në formë huazimi për një vit nga Barcelona, njoftojnë mediat spanjolle. 30 vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me ekipin nga Nou Camp, ndërsa do ta kalojë atë tek klubi gjerman, i cili udhëhiqet nga trajneri Felix Magath.

Ky i fundit kishte punuar me futbollistin bjellorus në Stuttgart, në periudhën 2001-04. Hleb dështoi ta bindte trajnerin Pep Guardiola tek Barça.

Ai u huazua në Stuttgart dhe më pas në Birmingham, kurse tash kthehet prapë në futbollin gjerman. Sezonin që shkoi, Hleb ka zhvilluar 19 ndeshje në Premierligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›