Moto GP dhe Formula 1 futen ne fazen vendimtare te sezonit
Moto GP spostohet nga Indianapolit në Itali, në garën e Mizanos buzë adriatikut. Por asnjëherë pilotët vendas nuk kanë qenë kaq në vështirësi sa sivjet. Valentino Rosi me Ducati vjen nga një prej garave më të dobta të karrierës, ku sikur të mos mjaftonin problemet me motorin dhe gomat ka filluar të prishet edhe kambio.
“Doktori” ka shanse të pakta të fitojë në San Marino. Veterani tjetër, Loris Kapirosi, përgatitet të jap lamtumirën përfundimtare pas 22 viteve në Moto GP. Nuk dihet nëse Kapirex do të tërhiqet përfundimisht, apo do të shkojë në Superbike. Simonçeli, që u ngjit në podiumin amerikan, e ka mendjen te kontrata e re me Hondën dhe nuk dihet se ku do të garojë vitin e ardhshëm. Doviciozio, italiani më mirë i renditur, nuk i ka pritur mirë të rejat e Hondës, që janë provuar vetëm nga Stoner dhe Pedroza. Ai po mendon për një kalim te Yamaha.
Kush e di çfarë ka menduar Xhenson Baton kur u gjend në shkallën më të ulët të podiumit në SPA? Ai do të kishte fituar pa një strategji të gabuar gjatë provave dhe pa një pit stop të detyruar pas katër xhirosh. Britaniku, kampion bote dy vjet më parë, parakaloi 5 pilot: Shumakerin, Stutilin, Masën, Rozbergun dhe Alonson duke zënë vendin e tretë pas dy Red Bullave. I katërti në renditjen e përgjithshme, 31-vjeçari është piloti që ka bërë më shumë parakalime në këtë sezon. Duke parë temperamentin dhe gafat e Hamiltonit, MekLaren ka nxituar ti rinovojë kontretën. Në fund të fundit ai ka fituar dy gara, aq sa Hamilton, dhe ka tri pikë më shumë.