E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Duam rrogat, s'bejme legalizime"

Shkoder- Punonjesit e deges se ALUIZN-it ne Shkoder "sulmojne" nendrejtorin e Pergjithshem, per mungesen e pagave prej dy muajsh. Nga nje mbledhje e zakonshme e thirrur prej prefektit Maxhid Cungu, debati i djeshem ka kaluar deri ne nje shkembim akuzash e kritikash. Punonjesit e terrenit te deges vendore i kerkuan numrit dy te ALUIZN-it te ardhur nga Tirana, Ferdinand Shehu, qe te nderhyje dhe te zgjidhe kete problem. Deklarata eshte bere ne prezence te kryetareve te bashkive e komunave, te thirrur per ecurine e procesit te legalizimeve. I pranishem ka qene edhe drejtori rajonal i Agjencise se Legalizimeve, Agron Akshia dhe perfaqesues te 15 komunave te rrethit verior.

"Jam i revoltuar sepse kam punuar per ALUIZIN-in plot 6 muaj dhe me jane paguar vetem 4 muaj. Si une ka edhe shume punonjes te tjere dhe madje jo vetem ne Shkoder. Ku eshte pare qe te mos paguhet puna e nje punonjesi qe eshte ne marredhenie pune me shtetin ?", eshte shprehur gjate mbledhjes, nje prej te pakenaqurve duke iu drejtuar nendrejtorit te agjencise. Kjo deklarate eshte mbeshtetur edhe nga punonjesit e tjere te pranishem, te cilet deklaruan se duhet te mbeshteten njesite vendore financiarisht per kete proces, pasi specialistet nuk mungojne.

I gjendur pak i befasuar perpara ketyre kritikave te bazuara, nendrejtori i ALUIZIN-it, Ferdinand Shehu, pas rreth 30 minutash me debate te ndezura dhe te pakontrolluara per kete teme, sqaroi duke ruajtur qetesine: "Une nuk po e anashkaloj shqetesimin tuaj, sepse ate e kemi diskutuar edhe ne Tirane ne prani edhe te drejtorit te Pergjithshem. Tani po jua perseris, ne qofte se kryetaret e qeverisjes vendore duan ta realizojne kete proces, te gjithe hapat financiare jane te mundshem". Por teksa perpiqej te shpjegonte me ne detaje problemin ekonomik dhe te borxhit qe shteti u kishte punonjesve te vet ende te papaguar plotesisht, Shehu eshte nderprere perseri nga bashkebiseduesit e pakenaqur nga vonesat e marrjes se pagave.

Qe prej ketij momenti, eshte munduar qe ta qetesoje situaten prefekti i Shkodres, Maxhid Cungu, duke deklaruar se do te gjendet nje zgjidhje, por pa rezultat. Punonjesit e terrenit deklaruan se nuk mund te punojne me ne keto kushte dhe kerkuan zgjidhje urgjente te problemit te pageses, se dy muajve te fundit.

Rudina Llazari


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›