E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falsifikimi per tokat, nen hetim zyrtari

BERAT- Nje zyrtar i Keshillit te Qarkut Berat, eshte vene nen hetim per falsifikim te dokumenteve per nje siperfaqe toke. Burime zyrtare nga policia konfirmuan lajmin dhe bene me dije se hetimet nisen pas denoncimeve te pretenduesit per pronen ne fjale, ne fshatin Molisht. I dyshuar per akuzen e "shperdorimit te detyres" dhe "veprime qe pengojne zbulimin e se vertetes" eshte vene pergjegjesi i seksionit te Administrimit te Tokes, Azis Maliqi. Burime zyrtare sqaruan se filloi procedimi penal ne gjendje te lire ne ngarkim te 62-vjecarit. Ndaj tij, ekspertet hetimore mesohet se prej disa muajsh kishin nisur hetimet ne lidhje me falsifikimet e kryera, ne dokumentacionet e leshuara nga kjo zyre, per ndarjen e tokes per fryme te nje fermeri ne fshatin Molisht te rrethit te Beratit. Ai ka shtuar me shume familjare ne listen e ndarjes se tokes, qe eshte cilesuar si shkelje e rende dhe me pas ka leshuar nje tjeter dokument, me te dhena te rreme. Fillimisht dyshimet kane rene, por hetuesit i jane rikthyer ceshtjes ne fjale duke kryer verifikime ne Keshillin e Qarkut. Ne kete menyre akuzat jane bere dy, pasi zyrtari ka fshehur te verteten me kete abuzim. Sipas burimeve te policise, pergjegjesi i administrimit te tokes eshte marre ne pyetje diten e djeshme ne ambientet e policise, por ka mohuar akuzat.

E.Hazizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›