Presidenti Topi do të presë Presidentin Crvenkovski në një vizitë pune.
16 korrik 2008
Me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi mbërrin sot në Shqipëri për një vizitë pune dyditore, Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Branko Crvenkovski.
Presidenti Topi dhe Presidenti Crvenkovski do takohen në qytetin e Durrësit me delegacionet respektive dhe do të diskutojnë për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe promovimin e tyre të mëtejshëm në fushat me interes të përbashkët edhe në kuadër të sfidave integruese të Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Në përfundim të vizitës, ditën e enjte, Presidenti Topi dhe Presidenti Crvenkovski do të japin një konferencë të përbashkët për mediat.