Presidenti Topi dekoron filantropistin e shquar Entoni Kordëll me Medaljen e Mirënjohjes.

15 korrik 2008
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dekoroi sot paradite filantropistin e shquar dhe mikun e mbështetësin e Forumit për Demokraci dhe Etikë, Entoni Kordëll me “Medaljen e Mirënjohjes” gjatë një ceremonie të veçantë të zhvilluar në Presidencë ku ishin të ftuar Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z.Ylli Pango, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë si dhe drejtues e anëtarë të FDE-së.
Pas nderimit të hymnit kombëtar dhe leximit të dekretit nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, z. Aleksandër Flloko, Presidenti i Republikës i dorëzoi Entoni Kordëll Medaljen e Mirënjohjes me motivacionin: “Për veprimtari të vyer në promovimin e imazhit të Shqipërisë në botë, për vendosjen e lidhjeve të forta të bashkëpunimit me mjediset politike shqiptare duke punuar për ndërtimin e urave të komunikimit midis këtyre faktorëve politikë”.
Në fjalën e tij përshëndetëse, zoti Kordëll u shpreh: “Zoti President dhe miq!
Faleminderit shumë për këtë nder të jashtëzakonshëm që po e pranoj me kënaqësi dhe mesa më duket mua, është krejtësisht i pamerituar! Duke qëndruar këtu sot dhe duke hedhur sytë përreth, po shikoj njerëz që i kam njohur prej disa vitesh. Ndihem 110% sikur jam në shtëpinë time. Marrëdhënia ime me ju dhe me Shqipërinë ka qenë një udhëtim interesant. Dhe ka pasur vetëm ngritje dhe nuk kam dyshim se kjo gjë do të vazhdojë, por unë jam i mbushur me shpresë, jo për ato që kam kaluar mes jush, por për ato që unë besoj e mendoj se do të ndodhin në të ardhmen. Jam shumë i kthjellët që gjatë jetës sime, e cila patjetër do të zgjasë edhe nja 30 vjet të tjera, dhe do të vazhdoj të shikoj një vazhdimësi të rritjes së miqësisë mes jush, dhe një pjekuri dhe një rritje përsa i përket procedurave demokratike këtu, e cila do të jetë një mrekulli për pjesën tjetër të Evropës. Këtë e kam me gjithë mend. E them me gjithë mend dhe besoj vërtet se Shqipëria do të jetë një shembull për pjesën tjetër të Evropës. Ne do të arrijmë ta befasojmë Evropën dhe për këtë jam i mbushur me gëzim që do të ndodhë, dhe kështu që, ndërsa rri përballë heroit tim numër Një, jo ju zoti President, por përballë një djaloshi të quajtur Skënderbej. Ajo që arriti Skënderbeu gjatë gjithë jetës së tij ishte bashkimi, duke e bashkuar kombin shqiptar, gjë për të cilën kam shumë besim se do të arrihet edhe gjatë viteve në vazhdim. Unë e përdor shembullin e Skënderbeut tani anembanë botës dhe do të pres me padurim që të përdor shembullin tuaj në të ardhmen, e anembanë botës. Kështu që do të bëj më të mirën që gjatë viteve në vazhdim, t’ju paraqes sa më mirë anembanë botës, jo sepse ju më dhatë këtë mesazh sot, por sepse mendoj se jeni njerëz të mrekullueshëm dhe vend i mrekullueshëm. Faleminderit shumë zoti President dhe nëpërmjet jush dëshiroj të falenderoj njerëzit që nuk janë këtu sot, por që kanë qenë miq të mirë”.