Me ftesë të Kryeministrit Fatos Nano mbërrijnë nesër në Tiranë Kryeministri i Maqedonisë Hari Kostov, Kryeministri i Kroacisë zoti Ivo Sanader dhe Kryeministri i Bosnje-Hercegovinës zoti Ad
Me ftesë të Kryeministrit Fatos Nano mbërrijnë nesër në Tiranë Kryeministri i Maqedonisë Hari Kostov, Kryeministri i Kroacisë zoti Ivo Sanader dhe Kryeministri i Bosnje-Hercegovinës zoti Adnan Terzic në takimin informal tëkryetarëve të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të zhvillohet në Shqiperi nga data 5-6 Qershor.
Personalitetet e larta të rajonit do të diskutojnë në gjate dy diteve çështje me interes të përbashkët, mbi zhvillimet në rajonin tonë, forcimit të bashkëpunimit dhe bashkëjetesës midis popujve të Ballkanit, proceset integruese rajonale dhe të përafrimit në strukturat euroatlantike. Gjithashtu autoritetet e larta do të dalin me një deklaratë të përbashkët perpara medias.