E Diel, 1 Nëntor 2026

- Deklarata e përbashkët e tre Kryeministrave - Me ftesë të Kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, zhvilluan sot në Tiranë një takim informal, Kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano,

- Deklarata e përbashkët e tre Kryeministrave -

Me ftesë të Kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, zhvilluan sot në Tiranë një takim informal, Kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, Kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader dhe Kryeministri i Bosnjë-Hercegovinës, Adnan Terziç.

Personalitetet e larta të rajonit diskutuan mbi zhvillimet në rajonin tonë, për forcimin e bashkëpunimit dhe bashkëjetesës midis vendeve të rajonit, proçeset integruese rajonale dhe të përafrimit në strukturat euro-atlantike.

Në përfundim të takimit, tre kryeministrat iu përgjigjën interesimit të mediave:

Kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano:

Kam kënaqësinë të pres në Tiranë kryeministrat e Kroacisë dhe të Bosnjë-Hercegovinës, në një takim informal ku ishin të ftuar edhe Presidenti i Serbisë dhe Malit të Zi dhe Kryeministri i Maqedonisë, zotërinjtë Svetozar Maroviç dhe Hari Kostov, të cilët për arësye të papritura, z. Maroviç është me probleme të shëndetit në një klinikë të Parisit, ndërsa z.Kostov, për shkak të kohës së keqe nuk mundi të mbërrinte deri në këto momente në Tiranë, në një inisiativë që na ndihmon të konsolidojmë më tej dialogun politik midis vendeve kryesore të Europës Juglindre, në një prioces reformash që na bashkojnë në vullnetin për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe në NATO, në një proces bashkëpunimi që po hap kufijtë dhe tregjet dhe po vë në kontakt gjithnjë e më shumë përfaqësues dhe sipërmarrës, qytetarë dhe përfaqësues të vlerave tona edhe nga fusha e arsimit, artit, kulturës, për të europianizuar rajonin e Ballkanit.

Unë besoj se do të kemi një deklaratë të përbashkët që do t'i shpërndahet shtypit për të cilën ramë dakort, e cila përshëndet mendimin pozitiv të Komisionit Europian që do të miratohet së afërmi në Këshillin e Ministrave të BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësimin e plotë të Kroacisë, përshëndet progresin dhe nxit mbylljen e shpejtë të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit të Shqipërisë me BE, nxit përfundimin e fazës përgatitore të çeljes së negociatave për marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit për Bosnjë-Hercegovinën, uron që edhe Maqedonia që ka aplikuar për të nisur negociatat për anëtarësim në BE, të ketë një mendim pozitiv nga Komisioni, dhe fton edhe Bullgarinë dhe Rumaninë që kanë nisur negociatat për anëtarësimin e plotë tashmë, të bashkohen në këtë inisiativë të dinamizimit të proceseve europiane në rajon duke kërkuar që Komisioni Europian t'i zhvillojë ato pa vonesa të pajustifikuara.

Ne jemi gjithashtu nën të njëjtat angazhime për anëtarësim dhe programet e Partneritetit për Paqe të vendeve tona në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe duke përshëndetur progresin në kuadrin e Kartës së Adriatikut midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë, gjithashtu nxisim fillimin e programit të Partneritetit për Paqe për Bosnjë-Hercegovinën me NATO-n.

Ky është një takim që do të pasohet edhe nga të tjerë dhe siç e shihni miqtë e mi kryeministra kanë ardhur së bashku me familjet, gjë që është një mesazh për të gjithë qytetarët e vendeve tona, që të forcojnë lidhjet personale, lidhjet miqësore, në një rajon ku tashmë konfliktet, jo vetëm midis vendeve por edhe midis komuniteteve etnike, i takojnë së kaluarës. Jam i lumtur që Tirana po jep këtë mesazh të ri paqeje, bashkëjetese dhe bashkëpunimi për anëtarësim në Europë të vendeve të rajonit tonë.

Faleminderit!

Pyetje:Çfarë mesazhet prisni të merrni në Samitin e Stambollit?

Kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano: Ne presim që Samiti i Stambollit të përsërisë angazhimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut që u shfaq edhe në ceremoninë e zgjerimit të NATO-s me shtatë vende të reja anëtare në Uashington, dhe të vlerësojë vendet e Kartës së Adriatikut si grupi i vendeve që përgatiten për zgjerimin e ardhshëm të NATO-s në Samitin e ardhshëm, përpara vitit 2007.

Kryeministri i Kroacisë Ivo Sanader: Më lejoni të përgjigjem në emër të Kroacisë. Së pari dëshiroj të falenderoj mikun tim, Kryeministrin e Shqipërisë, Z.Fatos Nano, për këtë rast që na dha për të ardhur në Tiranë, për të bërë këtë mbledhje informale, për të shkëmbyer mendime. Na vjen keq që Z.Kostov dhe Z.Maroviç nuk mund vijnë sot por me siguri do të ketë raste të tejra që do të vijnë. Në emër të Kroacisë dëshiroj të shpreh dëshirën tonë si Kroaci që të gjithë vendet e rajonit të ecin në rrugën që po ecim ne, pra drejt anëtarsimit në BE. Siç e dini, Kroacia mori miratimin e Komisionit dhe presim mendimin e Këshillit Europian në mbledhjen e tij 17-18 qershorit të këtij viti. Në fakt, presim dy vendime. Së pari, që t'i jepet statusi zyrtar i kandidatit dhe pastaj të përcaktohet data e saktë për fillimin e negociatave për hyrjen e Kroacisë. Pra siç thamë sot në mbledhjen tonë të përbashkët në këtë mëngjës, ne inkurajojmë jo vetëm Kroacinë, por edhe Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën. Duam që mesazhi që dhamë vjet në Samitin e Selanikut të konkrentizohet.

Dhe në Samitin e Stambollit, siç tha edhe Z.Fatos Nano, ne presim të thuhet qartë mendimi për vendet e kartës së Adriatikut. Duam të shprehim mbështetjen e plotë për Bosnjë-Hercegovinën për Partneritetin për Paqe.

Kryeministri i Bosnjë-Hercegovinës, Adnan Terziç: Më lejoni fillimisht të falenderoj Kryeministrin Fatos Nano për idenë e tij për të thërritur këtë takim. Mendoj se takime të tilla kanë një vizion të plotë dhe besoj se të gjithë anëtarët e Komisionit Europian do ta njohin këtë angazhim tonin për të ndihmuar njëri-tjetrin. Gjithashtu, mendoj se duke bërë këtë ne të gjithë kemi shanse më të mira.

Bosnjë-Hercegovina është duke luftuar për të përfunduar reformat e mëdha që ka ndërmarrë dhe presim që partnerët tanë të Komisionit Europian të njohin dhe të mbështesin çfarë kemi arritur dhe të na hapë dritën jeshile për të filluar negociatat për procesin e integrimit.

Për Bosnjë-Hercegovinën Samiti i NATO-s në Stamboll nuk është shumë i prekshëm. Ne do të bashkojmë të gjitha burimet tona për të krijuar të gjithë kapacitet e nevojshme për përmbushjen e kushteve për t'u bërë anëtarë të Partneritetit për Paqe në Samitin e Stambollit. Për herë të parë, Bosnjë-Hercegovina ka një dokument në fushën e mbrojtjes, ku kemi reduktuar me 7 mijë numrin e forcave ushtarake. Qeveria e Bosnjë-Hercegovinës do të bëjë më të mirën e saj për të treguar bashkëpunim dhe angazhim të plotë në përmbushjen e detyrimeve dhe unë shpresoj që vendet anëtare të NATO-s do të dinë të njohin vendimin politik të mirë nga ai i keq. Bosnjë-Hercegovina konsideron një vendim politik të keq mosftuarjen për t'u bërë pjesë në programin e Partneritetit për Paqe. Ne do të bëjmë më të mirën për të arritur këtë, duke përdorur argumentat më të mirë para Samitit të Stambollit.

Lejoni t'ju them edhe diçka tjetër se ç'rezultat konkret direkt mund të dalë nga një takim i tillë. Sot ne diskutuam që vendet e rajonit të krijojnë një rrjet rajonal për kinematografinë dhe shpresojmë shumë shpejt do të jemi në gjendje të njoftojmë fillimin e këtij projekti.

Cilat janë angazhimet konkrete që ka Qeveria Shqiptare për të plotësuar komponentët politikë që ka NATO, bëhet fjalë për refomat në Shqipëri?

Kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano: Unë besoj se janë të qarta edhe angazhimet edhe realizimet e reformave që Shqipëria po zhvillon me ritmin e duhur si në fushën e modernizimit të strategjive të sigurisë dhe të Forcave të Armatosura, ashtu edhe në shtimin e kapaciteteve të institucioneve demokratike për të administruar të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve apo zgjedhjet e lira në Shqipëri. Shqipëria ka më pak probleme sesa vendet në konflikt në raport me anëtarësimin në BE dhe NATO. Ne jemi në një proces aksionesh ekzekutive dhe ligjore për goditjen e krimit të organizuar dhe po çrrënjosim rrjetet e trafikut që tashmë i janë larguar bregdetit dhe kufiri ynë bregdetar, siç e dini, është prej gati dy vjetësh, kufi i hapur ku nuk lëvizin më trafikantë të qenieve njerëzore. Besoj se jeni edhe ju në korrent të proceseve politike vendase që përgatisin edhe përmirësime në administrimin zgjedhor dhe që do të vazhdojnë t'i konsolidojnë zgjedhjet edhe për vitin e ardhshëm, si proces i standarteve normale ku fituesit dhe humbësit ftohen të pranojnë rezultatin.

Më poshtë po publikohet teksti i plotë i deklaratës së përbashkët të tre Kryeministrave (varianti origjinal)

We, the Heads of Governments of Bosnia and Herzegovina, Croatia, and Albania: Mr. Adnan Terzic, Mr. Ivo Sanader and Mr. Fatos Nano have met in Tirana on 5 June 2004.
We have expressed our appreciation for the initiative of the Prime Minister of Albania, Mr. Fatos Nano to organize this informal meeting in Tirana.

Being encouraged by the conclusions of the Thessaloniki Summit, we have reiterated our commitment to a further deepening of regional co-operation as a very important element to bringing our countries closer to our common future goal: EU and NATO membership.

We have welcomed the positive avis issued by the European Commission to Croatias application for EU membership. We have called upon the European Union to grant Croatia the candidate status and to set the date for the beginning of the accession talks at the forthcoming European Council Summit. We underlined that such a decision would have a broader regional significance, confirming a clear prospect of EU membership for all our countries.

We have greeted Albanias steps in the process of EU integration and we suggest the European Commission to finalise the negotiations for the SAA with Albania within the shortest time possible.

We commend and support the current reforms undertaken by the Government of Bosnia and Herzegovina, hoping that they will succeed in the starting of SAPA negotiations and Partnership for Peace within this year.

We have stimulated a more advanced status for Macedonias aspirations towards the EU integration process.
We hail the future membership of Romania and Bulgaria in the European Union.

We have reiterated our strong political will to continue and enhance bilateral and regional cooperation in combating terrorism, organized crime, corruption, illicit trafficking and extreme nationalism, which constitute a threat to the overall security, democratic processes and economic development in the South-Eastern Europe.

We are convinced that enhanced cooperation in overcoming and resolving the remaining issues in the spirit of equality and mutual understanding contributes to the strengthening of good-neighbourly relations. In this context, we have noted the importance of fruitful cooperation of the state institutions, the civic society, the media, etc.

We have emphasised our firm belief that the continuation of the process of NATO enlargement with three Adriatic Charter states.

We have stressed the importance of the implementation of the United Nations Security Council Resolution 1244 on Kosovo as a road-map for the establishment of a democratic multi-ethnic society there with the crucial assistance of UNMIK, KFOR, OSCE, and other international institutions.
We welcomed the proposal of the Prime Minister of Albania Mr.Fatos Nano to find new ways to enhance the parliamentary co-operation among our countries in the process of Euro-Atlantic integration.

We will advise our diplomatic missions to reflect this level of cooperation in their activities and to identify the common measures to further promote cooperation and development in the entire region.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›