E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna ne demonstrate Doshi Sterkaj dhe Ndoka ne prokurori

Tom Doshi Paulin Sterkaj dhe Nard Ndoka jane thirrur te deshmojne ne prokurori per rolin e tyre ne 21 janar

Dergimi ne prokurori i dosjes me materiale nga Policia e Shtetit ku deputete te opozites u bejne thirrje njerezve te shkojne ne proteste dhe qe dyshohet se kane bere thirrje per dhune ka bere qe organi i akuzes te therrase organizatoret e protestes se 21 janarit. Nje dite me pare dy deputete te opozites Tom Doshi dhe Paulin Sterkaj si dhe kryetari i PDK-se Nard Ndoka jane paraqitur ne prokurori per te deshmuar ne lidhje me pozicionin e tyre ne ngjarjet e dhunshme ku u vrane kater civile. Dy deputetet dhe kryetari i PDK-se jane akuzuar nga mazhoranca se kane luajtur rol kryesor ne aktet e dhunshme apo ne ate qe quhet puc i shtetit. Akuzat nga mazhoranca jane bere edhe per faktin se Tom Doshi shfaqet ne menyre te qarte ne disa pamje filmike teksa eshte duke biseduar me personat me aktive ne dhunen ndaj policise. Pamjet filmike tregojne qarte se deputeti i PS-se ka qene duke biseduar me ta disa minuta pasi ata kane goditur me sende te forta policine para Kryeministrise. Sipas burimeve nga prokuroria deputeti Doshi ishte njoftuar te paraqitej ne prokurori qe ne daten 25 janar por deklarata e tij eshte shtyre per shkak te disa angazhimeve qe deputeti socialist ka pasur ate dite duke lene takimin me prokurorine ne nje dite tjeter.

Deputetet Doshi dhe Sterkaj jane marre ne pyetje duke deshmuar ne cilesine e personave qe kane dijeni per ngjarjen dhe vrasjen e demonstruesve. Po dje ne prokurorine e Tiranes eshte marre ne pyetje edhe kryetari i PDK-se Nard Ndoka. Kryetari i PDK-se eshte paraqitur prane prokurorise pas akuzave qe ka ngritur policia per te per thirrje publike per dhune. Nga burime te prokurorise mesohet se policia i eshte referuar nje artikulli te nje gazete ku Ndoka u ben u thirrje njerezve qe te jene te pranishem ne protesten e 21 janarit te organizuar nga PS-ja dhe ku kerkonte zgjedhje te parakohshme. Policia e ka depozituar kete artikull si material shtese mbi opsionin e saj qe Ndoka ka bere thirrje publike per dhune. Kryetari i PDK-se sapo ka dale nga prokuroria ka deklaruar se denoncimi i bere nga policia nuk ishte profesional duke aluduar se ky denoncim eshte me teper i nje natyre politike. Eumlshte e turpshme menyra se si perdoret politikisht policia nga ana e drejtuesve te qeverise. Une jam marre ne pyetje rreth nje interviste qe kam dhene ne nje te perditshme ku beja thirrje per pjesemarrjen ne demonstraten e 21 janarit dhe ku kerkoja zgjedhje te parakohshme - u shpreh kreu i PDK-se per gazetaret.

Nderkohe nga burime zyrtare te prokurorise mesohet se ne ditet ne vazhdim do te paraqiten per tu marre ne pyetje edhe deputete te tjere te PS-se. Gjithashtu ne prokurori do te therriten edhe krere te partive te vogla te cilat nuk kane pasur mundesine te hyjne ne Parlament por qe bejne pjese ne koalicionin e Opozites se Bashkuar te kryesuar nga PS. Nga po te njejtat burime mesohet se dy deputetet Sterkaj dhe Doshi priten qe te rikthehen ne prokurori perseri brenda kesaj jave. Gjithashtu para prokurorise do te jape deshmine e tij dhe ish-drejtuesi i policise se Tiranes Pjerin Ndreu per rrjedhen qe mori demonstrata e 21 janarit. Ndersa Besnik Bare do te paraqitet si perfaqesuesi socialist qe i kerkoi policise se kryeqytetit leje per zhvillimin e demonstrates popullore ku opozita do te ishte ne rolin e mbeshtetesve te qytetareve. Me pas sipas burimeve nga prokuroria behet e ditur se do te vijohet me pyetjen e demonstruesve disa prej te cileve ndodhen ne burg ndersa te tjere po hetohen ne gjendje te lire. Para prokuroreve do te rrefehen edhe gardistet mbi te cilet bien dyshimet se jane pergjegjesit per vrasjen e kater demonstruesve Hamdi Bega Ziver Veizi Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj i cili nderroi jete dy dite me pare ne nje spital ne Turqi. Nderkohe qe ekspertiza ka zbardhur qe Ziver Veizi eshte goditur nga nje plumb rikoshet qe ka dale nga arma e njerit nga anetaret e gardes. Sipas ekspertizes se bere nga ana e prokurorise plumbi qe ka goditur Ziver Veizin ka qene i shtremberuar shtremberim qe sipas specialisteve vjen si rrjedhoje e nje perplasje te predhes se plumbit me dicka te forte qe ka ndryshuar me pas edhe trajektoren duke i marre jeten 48-vjecarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›