Dick-u zviceran dhe Dick-et tane Madhesia e germave Nga Feti Zeneli 20/12/2010 115900

Zvicerani Dick Marty eshte anetar i Asamblese Parlamentare te KiE-se me nje CV te pasur pune ne ceshtjet juridike per te cilen eshte dekoruar disa here po per ne shqiptaret ai mbetet thjeshte nje dick ne kuptimin qe ka ne anglisht kjo fjale. Ne raportin e tij mbi krimet e UCK-se me ne krye Hashim Thacin si dhe mbi kapjen e shtetit nga trafiku i droges apo krimi i organizuar atje ashtu sikurse edhe per mosbashkepunimin e qeverise shqiptare per hetimin e akuzave ndaj kryeministrit te Kosoves dhe njerezve te tij ai na shfaqet si nje antishqiptar i terbuar apo racist i koheve moderne. I publikuar ne vigjilje te levizjes se lire te qytetareve tane ky raport pervec te tjerash kerkoi te hidhte balte edhe mbi kete arritje historike te shoqerise shqiptare duke provokuar ne menyre te vecante sedren kombetare te atyre politikaneve qe jane investuar fuqishem keto vitet e fundit per integrimin euro-atlantik te vendit tone. Kjo eshte arsyeja qe kryeministri Berisha i cili perfaqeson heroin e diteve tona per mbarevajtjen e ketyre proceseve integruese e cilesoi raportin e anetarit te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes Dick Marty helliptotalisht te pabazuar ne asnje fakt evidence apo realitet cka deshmon per nje anesim politik te qarte te autorit duke perbere abuzim flagrant me autoritetin e Keshillit te Evropes. Kryeparlamentarja Topalli qe per hir te se vertetes duhet thene se ka qene krahu i djathte i Berishes per keto procese pas vitit 2005 shkoi me tej ne deklaraten e saj kundershtuese duke artikuluar shprehjen Nese deputeti nuk paraqet fakte per ato qe ka shkruar dhe nuk i paraqet keto ne gjykata do te ishte ne nderin e Keshillit te Evropes te kerkoje nje ekspertize mjeko-ligjore per reporterin zviceran si dhe nje hetim teresor rreth rrethanave qe e kane shtyre Dick Marty-n te prodhoje nje raport te tille.
Ka pasur edhe mjaft deklarata apo opinione te tjera nga politikane dhe perfaqesues te medias ne te dy shtetet me kombesi shqiptare ne Shqiperi dhe Kosove por te rralla kane qene ato qe ne te cilat dallohet qarte nervi dhe ndjeshmeria kombetare. Sic dihet edhe ne 2008-n kur Dick-u zviceran foli per kutine e Pandores dhe pasojat negative te shpalljes se pavaresise se Kosoves ashtu dhe ne 2010-en kur shkroi per shoqerine klanore te ketij shtetit te ri qe nuk eshte nje shoqeri civile e vertete ai nuk e ka pasur thjeshte me nje individ klase politike apo nje shtet te ri ne formim e siper por me gjithe kombin shqiptar. Tek ky konkluzion mberrijme edhe duke kujtuar shprehjen qe cdo popull ka eshte qeveri qe meriton. Keshtu arsyeton Dick-u me sa duket qe shqiptaret e qeverisur nga nje kryeminister-mafioz jane te gjithe te tille ndaj me shume se kurre o evropiane ruhuni tani qe ata fituan te drejten e levizjes se lire . Por cuditerisht kete paralajmerim jo ne menyre kaq diplomatike e te terthorte sa Dick-u zviceran ua kane bere evropianeve Dick-et tane me ne krye Edvin Ramen duke u kujtuar imazhin e eksodeve masive te fillim viteve lsquo90. Kreu i Partise Socialiste fillimisht u investua per te cuar ne kalendat kreke levizjen e lire te shqiptareve ashtu sikunder tentoi te bente Dick-u zviceran me pavaresine e Kosoves po kur e pane qe keto dy ngjarje u bene realitet iu sulen nga pozicionet politike qe mbajne njeri ne Tirane e tjetri ne Bruksel kryeministrave respektive Berishes dhe Thacit duke hedhur balte mbi ta. Pare ne kete kendveshtrim mu duk teresisht hipokrite deklarata e Rames ne mbrojtje te Thacit pasi Kryeministri kosovar kur sulmohet antishqiptarisht nuk mund te mbrohet nga politikane qe nuk u dhimbset ceshtja kombetare. Dhe si per ta bere me te besueshme deklaraten e tij ne syte e qytetareve shqiptare Rama u tregua shume me i ashper se cdo politikan tjeter qe ka sakrifikuar edhe personalitetin e vet per mbarevajtjen e ceshtjes shqiptare. Ai e quajti sharlatan majtistin zviceran hellipi cili i shtohet zogorise se sharlataneve qe ne histori kane bere keq e shume me keq per te goditur dhe demtuar shqiptaret dhe ceshtjen e tyre. Ndersa mua befas mu kujtua Longanezi me thenien e tij te famshme Asgje nuk mbrohet me aq zjarr sa idete qe nuk besohenhellip hellipKu ishte gjer dje kjo fare Sokoli - mermerita neper dhembe nje varg te njohur te poezise shqipe. Si nuk i vjen turp nga vetja ketij njeriu i cili ze ne goje shqiptaret dhe ceshtjen e tyre nderkohe qe per gati nje vit e gjysme pas zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 me protestat dhe qendrimet e tij aventureske nga jugu ne veri i ka vene shkopinj nen rrota ceshtjes sone kombetare. Nje politikan i pergjegjshem madje kryetari i nje force te madhe politike ne Shqiperi sic eshte Partia Socialiste ceshtjen kombetare e mbron ne menyre institucionale dhe jo ne menyre deklarative. Deklaratat kane rolin e vet por ato nuk mund te zevendesojne fjala vjen pjesemarrjen ne Parlament te grupit te deputeteve socialiste per te votuar ligjet e per te ndermarre reformat e perbashketa integruese ne te mire te vendit dhe shoqerise shqiptare. Asnje ceshtje aq me pak ceshtja shqiptare nuk mbrohet me fjale por me vepra. Shume nga ata qe kryejne vepra te turpshme mbajne fjalime te shkelqyera - thote Demokriti. Si te tille e njohin shqiptaret e ndershem Ramen keto vitet e fundit ne krye te PS-se. Nderkohe vleresimi qe u ka bere dhe aksesi qe ai u ka dhene dy oratoreve apo dy Dick-eve te tjere te Opozites se Bashkuar Takut dhe Zogajt tregon prirjen e tij perverse per ti mbuluar me fjalime te mira punet e keqija te cilat ne menyre te vecante kane dominuar jeten politike te socialisteve shqiptare gjate dy viteve te fundit.