Le te permbysim prioritetet
Me se fundi 5 muaj perpara zgjedhjeve lokale PS-ja hedh oferten zgjedhore ne te cilen sipas saj reflektohet qartesisht objekti i hetimit mbi votimet e 28 qershorit 2009 perberja dhe kohezgjatja e komisionit hetimor ne perputhje me Kushtetuten dhe ligjin ne fuqi. Pas deklarates se zonjes Doris Pack Kur kompromisin e pengon ligji atehere te ndryshohet ligji sepse ai nuk ka rene nga qielli por e kane hartuar pikerisht deputetet vijne qendrimet e fundit socialiste te konsideruara pro-kompromis. A eshte e sinqerte levizja dhe oferta e tyre e fundit Hapja e materialeve dhe hetimi parlamentar do tu benin vertet autopsine zgjedhjeve te kaluara qe te mos vdisnim nga e njejta semundje sic pretendon truri i majte A ka kohe per rregullime te kodit dhe procesit zgjedhor kur hetimi parlamentar mbaron pas kater muajve pra ne prill Perse PS-ja sjell nje oferte ne limitet e fundit kohore kur nuk mbetet me mundesi per asnje ndryshim Periudha ne te cilen PS-ja po ben me se fundi oferten aq te deshiruar dhe te quajtur ligjore te le te mendosh se ajo po e perdor transparencen e zgjedhjeve te kaluara si mjet politik. Kane kaluar 5 muaj nga rekomandimet e partnereve nderkombetare dhe vecanerisht prej rezolutes se dates 8 korrik 2010 te Parlamentit Evropian qe permendet pikerisht ne oferten e PS-se Ky komision hetimi duhet te paraqese konkluzionet e tij ne nje kohe qe te lejoje Parlamentin te adoptoje nje legjislacion te ri shume kohe perpara zgjedhjeve te ardhshme lokale dhe rajonale bazuar ne konkluzionet e komisionit dhe propozimet e bera nga OSBE/ODIHR-i. Ne kerkesen e PS-se shkruhet se afati maksimal i permbushjes se detyrave te ketij komisioni eshte 4 muaj. Pasi komisioni hetimor te kete mbaruar hetimin e tij pra ne prill nuk do te kete kohe as per te bere verejtje as per rekomandime as per ndryshime te reformes zgjedhore dhe as per ndryshime ligjesh pasi kemi arritur nderkohe ne zgjedhjet lokale. Atehere perse vlen autopsia e kufomes
Uleriten me muaj personazhet politike per arritjen me te madhe mes palesh per mundesine e dy komisionereve qe ne cdo moment te kene mundesi te rinumerojne votat. Nuk u trajtua kurre ky argument ne rang ekspertesh dhe juristesh duke u lene shteg keqinterpretimeve. Vihen njerez te mirezgjedhur te bejne disa argumentime politike pa u thelluar kurre ne argumente teknike dhe ligjore. Hutojne mendjet e njerezve pa u lene asnjehere mundesi te krijojne nje mendim personal nese jane perpara nje realiteti apo falsiteti.
Kodi Zgjedhor u konsiderua nje garanci e opozites per transparencen e procesit. Por me kete garanci u abuzua duke permendur piken 3 te nenit 136 per tu kontrolluar cdo kuti e dyshimte ne KQZ me kerkese te dy prej shtate anetareve te tij. Edhe ne Kolegjin Zgjedhor Partia Socialiste argumentoi se KQZ-ja ka shkelur kodin pasi kishte refuzuar kerkesen per rinumerim nga dy anetare te tij. Ne shtyp u interpretua si nje detyrim i KQZ-se te beje rinumerimin ose rivleresimin e votave te kerkuara nga dy anetare te tij. Ky eshte interpretimi me i keq qe mund ti behet Kodit Zgjedhor. Po ta shohesh kodin me vemendje dhe profesionalizem kemi te bejme me kerkesen e dy anetareve vetem per vota te kontestuara me pare. Per votat e kontestuara ky kod i ka dhene hapesire pjeses se 10 te saj ku jane te perfshira disa nene. Se pari ankimet per votat e kontestuara kane nje afat kohor neni 124 ku percaktohet afati 3 ditor nga data e shpalljes se vendimit. Se dyti ankimimi ka nje forme dhe permbajtje te sakte neni 126 ku percaktohen elementet e domosdoshem si pershkrimi i shkeljes pershkrimi i fakteve etj. Ne nenin 135 percaktohet shqyrtim i ankimimit nga administrata e KQZ-se me provat dhe faktet. Neni 136 vjen si rrjedhim i ketyre neneve ku shprehet se KQZ-ja mund te vendose per marrjen e provave te tjera per te njejtin ankimim. Por ne qofte se e kerkojne dy anetare marrjen e provave te reja detyrimisht vendoset per marrjen e tyre per ceshtjen e ankimuar. Pika 3 e nenit 136 ku permenden dy anetaret eshte ne vazhdimesi te neneve te meparshme.
Interpretimi qe keta dy anetare kane force absolute dhe mund te hapin kutite ne cdo kohe dhe per cdo kuti te dyshuar nuk eshte i vertete eshte manipulim mediatik e politik. Nuk eshte i percaktuar keshtu te pakten jo ne kete kod. Ketu eshte edhe thembra e Akilit. PS-ja nuk ka asnje prove ne kohen dhe formen juridike te percaktuar ne kete kod te hartuar se bashku me PD-ne. Prandaj nuk i vlen forca e dy anetareve prandaj nuk fitojne dot asnje ceshtje ne cfaredo gjykate. Nese duan qe vertet ti japin vendimmarrje absolute ketyre dy anetareve te ulen dhe te bejne te gjitha ndryshimet e duhura te elementeve teknike. Por me sa duket edhe kaq qarte nuk e deshirojne pasi ne nje rast tjeter kur kampet fituese te konfigurohen ne favor te humbesve kjo do ti jepte kundershtarit te njejten arme lufte me sa duket te padeshiruar. Perse nuk ulet sot Partia Socialiste te diskutoje pikerisht per keto elemente teknike apo mangesi qe mund te vihen re ne kete kod Perse mbetet diskutimi vetem ne rang politik
Sipas ofertes se PS-se komisionit hetimor do ti duhej te hetonte zbatimin e legjislacionit ne fuqi. Ne qofte se do te ishin kaq shume te interesuar te zbatohej sic duhet ligji fletet e votimit duhet te ishin djegur me kohe cka eshte e pasqyruar ne nenin 178 te kodit. Po eshte e vertete ligji nuk po zbatohet sic duhet ne rastin e fleteve te votimit. Ne nje shtet demokratik dhe te se drejtes ligjet jane te barabarta per te gjithe. Me konsensus nga palet eshte rene dakord qe fletet e votimit ne menyre te menjehershme te digjen dhe per kete eshte vene nje afat i cili nuk eshte zbatuar. Me konsensus dypalesh eshte vene ky nen ne kodin zgjedhor ne menyre qe askush te mos krijoje kaos nepermjet fleteve te votimit duke abuzuar politikisht. Perse Rama me pas nderron mendje dhe kerkon per muaj me radhe pikerisht fletet e votimit duke e futur vendin ne poziten me kaotike politike te tipit lsquo97 Ende opozita perqesh Parlamentin duke bere lojera foshnjarake te tipit kukafshehti apo te tipit te zhonglereve e iluzionisteve qe zhdukin njerez sa hap e mbyll syte duke nxjerre pretekst autopsine e kufomes. Tani shohim deputetet socialiste ne salle sa hap e mbyll syte ata jane zhdukur nga karriget. Dirigjues-iluzionisti ne rastin konkret kreu socialist i komandon deputetet me pult. A eshte komod pozicioni i vezhgimit te ceshtjeve nga larg per kreun socialist Qendrimi ne distance i problemeve mund te sjelle kaos. Ta vezhgosh problemin nga lart apo nga larg ne kete rast nuk tingellon shume ndryshe ne disa raste mund te perkthehet si superioritet ne disa raste si paaftesi ne disa te tjera si shenja kompleksi te komunikimit te drejtperdrejte dhe sy per sy fakti eshte qe kreu socialist nuk deshi apo nuk i voliti te jete i gjitheperfshire ne ate vend ligjor dialogimi. Ky koncept i ri i paeksploruar ndonjehere kur nje lider dirigjon ne distance mund te shnderrohet dhe te rezultoje nje eksperiment kavjesh por i pasuksesshem.
Ne piken e dyte te ofertes se kampit socialist per komisionin hetimor ngrihet problemi per identifikimin e shtetasve ne momentin e votimit apo pasqyrimi i te dhenave perkatese te dokumentit te identifikimit ne rubriken perkatese. Partia Socialiste eshte e paqarte ne objektin e hetimit te komisionit dhe ne deklaratat per mosimplementim te rregullt te ketij kodi. Implementimi i ketij kodi ka lidhje me besimin brenda radheve te kesaj partie pasi ky kod u hartua mbi nje sistem kontrolli dy palesh pikerisht per ta shmangur kete keqimplementim. Njekohesisht kodi u hartua mbi nje barazi te plote neper qendrat e votimit ne grupet e numerimit tek vezhguesit etj. Ne qofte se ka krize besimi brenda radheve te PS-se ta zgjidhin si krize besimi brenda kesaj partie jo ta gjenerojne si krize politike te vendit pasi manifestohet mungese pergjegjshmerie dhe maturimi politik. Te gjithe shqiptaret nuk mund te perfshihen ne problemet psiko-sentimentale te Partise Socialiste. Dhe ketu nuk hyn me Kodi Zgjedhor pasi ai e ka kryer funksionin e tij. Ai komisioner qe vuri re shkeljen si ne rastin e Ruzhdies e denoncoi menjehere parregullsine dhe gjithcka me pas eci ne rrjedhen juridike logjike. Ne te gjithe ate mori komisioneresh vetem komisioneret e Ruzhdies rezultuan te ndershem te tjeret tradhtuan kauzen Ne qofte se sistemi u denoncua vetem ne nje rast sic eshte rasti i Ruzhdies kjo tregon qe sistemi funksionoi. Ky rast rezultoi perjashtim i nje rregulli ku perjashtimi perforcon kete rregull. Keto paranoja per tradhti edhe nga njerezit me te afert zakonisht u ndodhin diktatoreve dhe kjo sindrome nis mbas nje periudhe te gjate pushteti. Ne kete periudhe te qeverisjes ata diktatoret nuk u besojne as njerezve me te ngushte te tyre. Si mundet koka e udheheqjes majtiste shqiptare tu paraprije paranojave ende pa u ngjizur identifikuar apo faktuar problemi
Komisioneret kane pasur te gjitha hapesirat ligjore dhe kohen ligjore per kontestimet e tyre. Ne qofte se ata nuk i kane bere keto kontestime dhe do ti deklaronin sot ata sigurisht qe do te akuzoheshin per mosrespektim te ligjit ne afatet e caktuara. Prandaj sot ai kapitull konsiderohet i mbyllur. Fakti qe Partia Socialiste nuk jep as sinjalin me te vogel per tu ulur ne tryeze per cfaredo ndryshimi qofte edhe real tregon qe per kete parti i gjithe procesi i kontestimit eshte politik dhe nuk ka kurrfare lidhjeje as me kodin as me zbatimin e saj. Ai eshte thjesht nje mjet per te arritur qellimin e pushtetit. I gjithe komuniteti nderkombetar sugjeron per nje bashkebisedim nderpalesh ekspertesh per ndryshime te Kodit Zgjedhor dhe te elementeve teknike. Kjo oferte deri me tash nuk eshte mirepritur nga ana e opozites.
Oferta e PS-se paraqet si objekt hetimi edhe vezhgimin e veprimtarise se administrimit te KQZ-se lidhur me prokurimin funksionimin perdorimin dhe efektivitetin e teknologjise mbeshtetese te monitorimit ne vendet e numerimit te votave. Hetimi ne kete pike nuk do te reflektonte situaten reale pasi nga te gjitha vendet e votimit vetem ne 6 zona rezultuan e defekte teknologjike. Vete emertimi teknologji mbeshtetese e nje sistemi manual numerimi tregon se cfaredo lloj defekti nuk prodhon efekte juridike sic mund te ndodhte ne nje sistem votimi elektronik ku demtimet do te prodhonin efekte direkte ne numerimin e votave. Kjo teknologji eshte vene ne funksion te transparences ndaj vezhguesve per kete arsye nuk sjell pasoja juridike dhe qe te mund te vertetoje korrupsionin e perfytyruar.
Ia kemi dedikuar 90 te kohes diskutimeve siperfaqesore dhe 10 problemeve reale. Le ti permbysim prioritetet. Italiani Bagget Bozzo shprehet se e majta e konsideron vetveten si forca e vetme politike progresiste racionale dhe rrjedhimisht legjitime. Forcat e tjera jane te denuara ne nje faliment te sigurt dhe mbeshteten ne menyre transitore vetem nga ata qe nuk e kuptojne ecurine e historise. Te gjitha gabimet sipas tij i kane ardhur nga ky mekat mendjemadhesie. Dhe ne fakt kjo eshte nje krize qe ka kapluar te majten ne te gjithe Evropen pasi mbahen ne kritika siperfaqesore te cilat sigurisht nuk mund te merren ne konsiderate. Edhe te majtet shqiptare nuk po tregojne aftesi te paraqiten perpara publikut me alternativa te qarta konkrete efikase. Siperfaqesore po rezultojne kritikat dhe ofertat e fundit socialiste. Ata nuk po kerkojne te ulen ne tryeze per ndryshime te elementeve teknike. Dhe po te shohesh te gjitha pretendimet e te majteve shqiptare per hapjen e kutive dje dhe hapjen e materialeve zgjedhore sot sheh se ato vertiten rreth nje absurdi te pabazuar ne asnje fakt ka zera edhe nga brenda selise roze se nuk ka asnje deshmi parregullsie. Oferta e fundit per hetimin parlamentar po rezulton false pasi nuk ka mbetur hapesire kohore per ndryshime reale te Kodit Zgjedhor.