Më i gjerë se i gjatë, mes një të dashure dhe tortës zgjedh tortën
Një i ri i pasionuar pas ushqimit ka ngrënë kaq shumë biskota dhe pasta, sa ka arritur të duket tani si një njeri-top. Rob Gillet, 25 vjeç, është 1.62 m i gjatë, por belin, në mënyrë të pabesueshme e ka 1.97 m. Njeriu 205 kg është paralajmëruar se mund të vdesë nëse nuk nis të bjerë nga pesha. Robi tha për Daily Mail se ai është i pasionuar pas pijeve të ëmbla me gaz e tortave dhe konsumon rreth 7.000 kalori në ditë, pothuajse trefishi i rekomanduar për një njeri. Jam i tërhequr nga ëmbëlsirat, çokollatat, biskotat dhe tortat. Nuk më pëlqen ajo që shikoj kur jam para pasqyrës por kur shoh ushqim, unë dua patjetër ta ha atë. Dhe ha, ha, ha, tha Robi. Ai pranoi se mezi fle gjumë, dëshiron shumë që të ketë një të dashur, të ketë mundësi të veshë rroba të modës dhe të ulet në bar me shokët e tij, por përsëri refuzon të lërë ëmbëlsirat. Mes një të dashure dhe tortës, ai zgjedh tortën. Robi nga Bridgend, Sauth Uejls, fajëson gjyshen e tij që e ka ushqyer që kur ishte i vogël.