E Shtunë, 31 Tetor 2026

WikiLeaks: Erdogan ka edhe dy vjet jetë

Rrjedhje të dokumenteve nga WikiLeaks tregojnë se Kryeministri turk, Rexhep Tayip Erdogan, vuan nga kanceri i zorrës së trashë. Sipas dosjes, mjekët i kanë dhënë edhe 2 vjet jetë. Thuhet se informatori i WikiLeaks ka qenë një këshilltar i Erdoganit, pas ndërhyrjes kirurgjikale që bëri Kryeministri turk, më 26 nëntor 2011. Pas publikimit të lajmit, kirurgu që operoi Kryeministrin turk, e përgënjeshtroi raportin dhe e cilësoi atë një thashethem.  Erdogan konsiderohet një faktor i rëndësishëm i stabilitetit në Turqi dhe rajon.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›