E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeni virtuoz që luan piano dhe këndon

Një qen virtuoz finlandez, i quajtur Petu, ka krijuar sensacion në mbarë botën pas publikimit të videos së tij në YouTube. Qeni i bie pianos dhe këndon njëkohësisht, sa në komentet për videon e tij shkruhet me shaka edhe hap krahun Bethoven. Petu, i cili qëndron me dy këmbë dhe dy të parat i përdor për të kapur tastierën, mund të shihet në video duke luajtur piano me putra, por aksidentalisht edhe me hundë. Me turirin e mbajtur përpjetë, qeni shoqëron me zë tingujt që dalin nga tastet që ai prek dhe, ndërsa këndon, lëviz i entuziazmuar bishtin e tij. Me një zë të trishtuar, balada e Petu përqendrohet në regjistrin e sipërm të pianos. Duke mos e vënë re fare që televizori pranë tij është i ndezur, Petu përfundon recitalin me qetësi dhe pastaj ulet në tokë me të katërta putrat dhe largohet fitimtar. Pronari i Petu është identifikuar vetëm si lonnie9991, por është e qartë se ka në dorë një talent.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›