Me keqardhje konstatojme se kohet e fundit, me afrimin e zgjedhjeve te pergjithshme ne FYROM, po vihen re perpjekje per tensionimin e marredhenieve midis FYROM-it dhe Shqiperise. Ato konsistojne ne d
Me keqardhje konstatojme se kohet e fundit, me afrimin e zgjedhjeve te pergjithshme ne FYROM, po vihen re perpjekje per tensionimin e marredhenieve midis FYROM-it dhe Shqiperise.
Ato konsistojne ne disa incidente apo deklarata te vazhdueshme, te cilat behen edhe nga zyrtare te larte per efekte elektorale per te krijuar nje imazh nacionalist, ne kurriz te ecurise se marredhenieve dypaleshe si dhe te bashkejeteses nderetnike atje.
Incidentet qe kane ndodhur dhe qe mund te shmangeshin, apo ato qe pretendohet te kene ndodhur, perpara se te deklarohen nga Ministria e Brendshme e FYROM-it, do te ishte me vend te verifikoheshin ne takime e kontakte te rregullta zyrtare midis dy paleve, ne perputhje me praktikat nderkombetare.
Qeveria shqiptare, e vendosur per te forcuar me tej marredheniet me FYROM-in fqinj, ka ruajtur vazhdimisht qetesine e duhur.
Ajo rikonfirmon edhe nje here, se do te vazhdoje te luaje nje rol konstruktiv dhe stabilizues ne marredheniet me fqinjet e ne rajon.
Me afrimin e zgjedhjeve te pergjithshme te 15 Shtatorit ne FYROM, ne riperserisim deshiren tone per zgjedhje te lira e demokratike, si dhe rikonfirmojme vullnetin per te bashkepunuar me cdo qeveri te dale nga keto zgjedhje demokratike.
Mbarevajtja e zgjedhjeve te 15 Shtatorit eshte domosdoshmeri per te garantuar zbatimin e Marreveshjes se Ohrit, si nje kusht per stabilitetin afatgjate te ketij vendi, aq te deshiruar per Shqiperine si dhe komunitetin nderkombetar.