"Me keqtrajtonte prandaj e vrava"
"Bashkeshorti im me keqtrajtonte dhe per kete i kerkova divorcin". Kjo ka qene deklarata e dhene dje nga Vitore Doda, menjehere pasi e ka qelluar me thike ne zemer bashkeshortin e saj. Gruaja e re qe sapo mbeti e vè, ka pohuar perpara efektivave te policise se nuk mund ta duronte dot dhunen qe ai ushtronte ndaj saj, per kete kishte lajmeruar prinderit qe ta merrnin pasi kishte vendosur te divorcohej. Sipas deshmise se dhene nga ajo vete perpara efektivave te policise viktima nuk donte qe ajo te divorcohej. Sipas saj gjate minutave qe prinderit kishin ardhur per ta marre, ky i fundit kishte nisur te grindej me ta. Vajza mesohet se ka shpjeguar se e ka qelluar viktimen ne kushte te tronditjes psikike. Sipas saj ajo nuk ka dashur ta vriste ate. Burime nga policia kane bere me dije se vajza do te ripyetet serish nga hetuesit per te sqaruar momentet e vrasjes.