E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasesi i te moshuares, i semure mendor

ELBASAN- Vrasesi i 91 vjecares Farije Rranci dy dite me pare ne nje pyll ne afersi te fshatit Griqan dyshohet te jete nje i semure mendor. Adem Balla, 50 vjec, me banim ne fshatin Labinot, eshte vene ne pranga dje nga policia pasi eshte vertetuar se ne rrobat e tij njollat e gjakut ishin te se moshuares. Arma dyshohet se ka qene nje sepate e vogel, por ende nuk eshte sekuestruar si prove materiale nga grupi hetimor i kesaj ngjarjeje. Sipas eksperteve te policise autori qe nuk ka mundur te sqaroje rrethanat ne te cilat e ka kryer krimin, por provat kunder tij jane te pa kundershtueshme. Deshmite e disa banoreve qe kishin pare gjak ne veshjet e 50 vjecarit kane bere qe menjehere policia ta konsideroje si nje prej te dyshuarve kryesor per krimin. Paraprakisht si shkak qe ka sjelle krimin kane qene problemet mendore te 50 vjecarit Balla, i cili njihej si skizofren. Gjithsesi ai nuk merrte mjekime dhe nuk ishte trajtuar ne Spitalin Psikiatrik. Farije Rranci u gjet e therur ne nje pyll kur ishte duke kullotur bagetite, ndersa ishte terhequr zvarre dhe mbuluar me dege pemesh e shkurresh. Prokuroria do te kerkoje edhe ekspertizen psikiatrike per te dyshuarin e krimit.

F.Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›