E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me këtë pistoletë ka vrarë Ndrea Prendi (VIDEO)

Share

Këto pamje të transmetuara në emisionin Xhungël të gazetarit Artan Hoxha tregojnë komandantin e Gardës, Ndrea Prendi, më 21 janar, me pistoletë në dorë. Fillimisht Prendi shfaqet në tarracën e kryeministrisë. Më pas duket në shkallët e kryeministrisë dhe në fund afrohet pranë portës, mu në rreshtin e parë të gardistëve. Në pamjet e transmetuara nga Xhungël, shihet Prendi me një pistoletë në dorë, që dyshohet se është pistoleta e përdorur për të vrarë demonstruesin Faik Myrtaj. Ndrea Prendi ka vënë edhe një helmetë në kokë. Duket e çuditshme se pse komandanti i Gardës ka shkuar në rreshtat e parë. Diçka të tillë mund të kryenin vartësit e tij. Po ashtu pas rreshtit të parë duken edhe ata gardistë të grupit të zjarrit me armë MP5.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›