Venizelos: Po e bëjmë Greqinë si Shqipëria!
Me Greqinë e viteve ’50 e ka krahasuar Shqipërinë sot ministri grek i Financave, Evangjelos Venizelos, i cili gjatë një përgjigjeje të Partisë Komuniste tha se ata po kërkojnë ta bëjnë Greqinë si Shqipëria.
Kreu i financave greke i është përgjigjur partive SYRIZA dhe partisë Komuniste duke thënë se Greqia ka tre zgjidhje. Zgjidhja e parë është që Greqia të vazhdojë programin PSI, e dyta është falimentimi i koordinuar brenda euros, por edhe kjo do mbështetjen e partnerëve dhe e treta është falimentimi dhe dalja nga euro,e cila është zgjidhje katastrofike për Greqinë.
“Falimentimi i Greqisë do të thotë mbyllje e bizneseve, mosmundësi e eksporteve dhe importeve, rafte bosh, dobësim në furnizim të ushqimeve, karburantit dhe barnave” tha Venizelos.
Duke komentuar zgjidhjen e tretë Venizelos shtoi se: “Nuk mund të imagjinohet çdo të thotë kjo. Greqia do të kthehet në vitet ’50, sepse disa bëjnë politikë që të fitojnë vota. Problemi është nëse grekët do të udhëhiqen në shkatërrim dhe varfëri, do të radikalizohen politikisht. Do të kemi një Greqi që do të kthehet në nivelet e një vendi si Shqipëria ose Moldavia”, ka shtuar Venizelos.