Me ligjin për martesat gay, Berisha kërkon t’i imponohet BrukselitNga Thomas Roser, Die WeltKryeministri Sali Berisha, mjeshtër i kthesave të forta, ka pasur shumë të tilla në karrierën e tij, që kur ishte mjek i autokratit Enver Hoxha e deri kur u b
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Me ligjin për martesat gay, Berisha kërkon t’i imponohet BrukselitNga Thomas Roser, Die WeltKryeministri Sali Berisha, mjeshtër i kthesave të forta, ka pasur shumë të tilla në karrierën e tij, që kur ishte mjek i autokratit Enver Hoxha e deri kur u bë shef i një qeverie konservatore.
Por me goditjen më të fundit, 74 vjeçari ka lënë me gojën hapur dhe vetë mbështetësit e tij.
Pikërisht njeriu, që njihet si mbështetës i vlerave të familjes tradicionale, njoftoi për ligjin e legalizimit të martesave mes homoseksualëve, që do të miratohet pas pushimeve verore.
Deri në vitin 1995 marrëdhëniet homoseksuale ishin të ndaluara e të dënueshme me ligj.
Propozimi, që e vendos Tiranën në radhën e parë të luftëtarëve për të drejtat e homoseksualëve në Ballkan, ka hasur në skepticizëm. “Ky është një turp, nuk është një ligj,” zien Selim Muça, kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar.
“Martesa bashkon njerëz të gjinive të ndryshme- e nuk duhet të pranohet për gjini të njëjta,” acarohet monsinjor George Frendo i kishës katolike.
Në vendet e rajonit, homoseksualët janë në gjendje shumë të vështirë.
Madje dhe në Kroaci, vendin që pret të anëtarësohet së shpejti në BE, gjysma e homoseksualëve të anketuar thonë se kanë qenë të paktën njëherë viktima të dhunës fizikë dhe verbale. 80 për qind e tyre e mbajnë të fshehtë orientimin e tyre homoseksual.
Grupet e të drejtave të njeriut në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, e vlerësojnë propozimin e Berishës si “një hap shumë të rëndësishëm për emancipimin e shoqërisë shqiptare”.
Mbështetjen e kryeministrit për martesat mes homoseksualëve, publicisti Gjergj Erebara nuk e vlerëson si një shprehje të hapjes shqiptare, por veçse si një “simbol të pragmatizmit kombëtar”.
Ajo lidhet pikë së pari me ambiciet e vendit për tu anëtarësuar në BE. Është Brukseli ai që i nxit vendet e rajonit që të luftojnë kundër diskriminimit të pakicave.
Kështu, parlamenti i Bosnje Hercegovinës miratoi në qershor një ligj të ri kundër diskriminimit përkundër kundërshtimit të vazhdueshëm të grupeve fetare: drejtuesit e kishës tremben se ligji do të shërbejë si një bazë për legalizimin e mëvonshëm të martesave mes homoseksualëve.
Ndërkohë në mars, pavarësisht kundërshtimit të kishës ortodokse, parlamenti serb miratoi një ligj të ri kundër diskriminimit.
Për herë të parë që nga viti 2001, kur huliganët shkatërruan në mënyrë të përgjakshme paradën e homoseksualëve në Beograd, në shtator pritet që në kryeqytet të zhvillohet publikisht një tjetër.