E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandal i FSHF me të drejtat televizive të Kategorisë SuperioreNga TemaIdeja per të shitur të drejtat televizive të kategorisë superiore tek “gjermanët” nuk po gjen mbështetje nga klubet shqiptare. E trumbetuar me bujë nga kreu i FSHF –së, Duka (në

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Skandal i FSHF me të drejtat televizive të Kategorisë SuperioreNga Tema

Ideja per të shitur të drejtat televizive të kategorisë superiore tek “gjermanët” nuk po gjen mbështetje nga klubet shqiptare. E trumbetuar me bujë nga kreu i FSHF –së, Duka (në asamblenë e fundit), gjetja për të shitur gjithçka “një herë e mirë”, has në pakënaqësinë e donatorëve.

Pasi presidenti i Vllaznisë Valter Fushaj i tha “jo” një kontrate ku gjithçka shitej për 300 mijë euro (dhe këto paguhen në fund të sezonit), edhe Presidenti i Tiranës Refik Halili nuk ka ngurruar të flasë mbi ato që i ka quajtur “gjëra që nuk shkojnë”, për të përkufizuar më pas gjithçka me fjalinë: “Kjo e çon futbollin 20 vjet prapa”. Në një prononcim për “Tring Sport Nevvs” Halili sqaroi se do të jenë juristët e Tiranës ata që do të shqyrtojnë kushtet e parashikuara, për të caktuar ata më pas “kushtet”. Halili shtoi se Klubi i Tiranës është i hapur për bisedime.

Kompania gjermane përfshin në kontratë përveç të drejtave TV edhe ato të menaxhimit të reklamave në stadium, por edhe ato të të ardhurave “shtesë” të klubeve. Por duke ju referuar asaj që Fushaj ka deklaruar një ditë më parë, edhe eurot e parashikuara rrezikojnë të mos mbërrijnë të “plota” në destinacion. Fushaj ka thënë se kompania, nëse nuk nxjerr të ardhurat e saj, zor se paguan atë që ka premtuar. Serioziteti mungon, Vllaznia duket se është plotësisht kundër këtij bashkëpunimi që edhe në rastin më të mirë do të ngjallte dyshime tek klubet shqiptare, për fat të keq “injorante” (jo për faj të tyre) ndaj një fenomeni që kudo në botë prej kohësh është sa i konsoliduar, aq dhe me “spec”. Të drejtat televizive kanë shkaktuar më parë mosmarrëveshje edhe në vendet me futboll elitar.

“Reklamat” në stadium nuk mund të përbëjnë shqetësim për të gjitha klubet shqiptare, është lehtësisht e kuptueshme që ato përbëjnë burim të ardhurash më së shumti në qytetet e mëdha, ku dhe biznesi është më i prirur të paguajë për një “parullë” në stadium. Skuadra si Tirana e Vllaznia nuk mund të anashkalojnë këtë burim të ardhurash, që sipas asaj që momentalisht ofron “UFA” shkon në favor të kësaj të fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›