Meta do luftojë opozitën, Berisha do t’i shtojë tagjinëNga Denis DyrnjajaNë shtator shqiptarët do të kenë mundësi të shohin e njihen me qeverinë e re, më e veçanta por dhe më enigmatikja për fatin e ecurisë dhe stabilitetit të saj. E veçanta qëndron
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Meta do luftojë opozitën, Berisha do t’i shtojë tagjinëNga Denis DyrnjajaNë shtator shqiptarët do të kenë mundësi të shohin e njihen me qeverinë e re, më e veçanta por dhe më enigmatikja për fatin e ecurisë dhe stabilitetit të saj. E veçanta qëndron tek fakti se për herë të parë shqiptarët do të qeverisen nga një ekzekutiv me identitet të ngjizur mes së djathtës dhe të majtës, që nuk konsiderohet si qeveri teknike, por si një qeveri normale dalë nga një formulë dhe bashkim politik anormal. Por ajo që e bën më të veçantë dhe enigmatik fatin e qeverisë është roli që do të zgjedhë Ilir Meta, beniamini i ri i kryeministrit brenda së majtës, në këtë gosti pushteti, të shtruar nga Berisha. Ky i fundit hapi portat e qeverisë për armikun e dikurshëm politik, që nuk nguroi disa vite më parë t’i priste udhën në mes të Tiranës, kur Berisha ishte asokohe në opozitë, e ta çonte së bashku me eskortën që e shoqëronte në Drejtorinë e Policisë, për një kontroll e verifikim rutinë. Ishte hera e parë që u thye idea mitike se Berisha, politikani i hekurt që nuk denjonte askënd, madje as gjykatë e as prokurori, të shkonte butë-butë e pa “naze të shumta”, sipas urdhrave që kishte dhënë kryeministri i atëhershëm Ilir Meta, në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit. Ngjarja shkaktoi irritim të madh tek opozita e dikurshme, militantët dhe vetë Berisha. Por ëmbëlsia dhe lakmia për pushtet të bëjnë të harrosh shume inate e haqe, të shkelësh edhe mbi personalitetin e karakterin vetjak dhe kësaj s’do mund t’i bënte dot bisht edhe kryeministri trojan. Për të mos ikur nga froni, mjeshtri i intrigave politike pranoi të kapërdijë e harrojë ndoshta dhe me imponim brenda vetes, orët e tensionit të nëntorit të vitit 2000 përballë policëve tè Metës dhe ta ftonte atë ne bashkëqeverisje. Berisha me këtë veprim përveç se arriti të qëndrojë e mbajë pushtetin synon që “Kalin e Trojës”, që la Edi Ramën edhe për 4 vite të tjera në opozitë ta kthejë në kalorës trojan. Nëse do të zgjedhë pozicionin e këtij të fundit, Metës do t’i duhet të marrë mbi shpatulla edhe peshën kryesore të përballjes me opozitën, pasi njeh nga afër pikat e dobëta të saj dhe nga veprimet duket se është dhe më hakmarrës se vetë Berisha përballë kundërshtarit, që ka brenda llojit të vet. Kjo do t’i jepte më shumë komoditet Berishës dhe palës se tij në qeverisje dhe do të mbante të dobësuar linjën e kampit të majtë që përveç traumës që pësoi nga tradhëtia brenda llojit në zgjedhje, i duhet të përballet edhe me kalorësin trojan pas zgjedhjeve. Por nëse Meta do të refuzojë të jetë kalë betejash politike kundër opozitës, atëherë Berishës do t’i duhet të zgjedhë gjithmonë tagjinë më të mirë për kalin, që ka zgjedhur për të mbajtur në këmbë qeverinë e tij. Ndryshe shpejt qejfmbetjet dhe tekat e paplotësuara herë pas herë do ta shtyjnë Metën drejt instiktit të zakonshëm që të mbledhë ushtarët që i rrinë pas e të godasë në zemër qeverinë, e cila do t’i duhet të jetojë 4 vitet e saj nën makthin e tradhtisë së “Kalit të Trojës”, ndërsa “mbretit trojan”, nën frikën se një thikë do t’i ngulet pas shpine jo nga një oborrtar i tij, por nga një mik i ftuar në banketin e pushtetit i cili në tryezë ka me shumicë mish, verë por dhe helm.