Me naftën shteti siguron të ardhura, që nuk plotësohen nga taksat?
Qeveria Berisha po favorizon tregje të pandershme, duke bërë favorizime dhe përjashtime nga ligjet për kompani të veçanta dhe duke shmangur konkurrencën e pastër. Ndoshta pak tërthorazi, ministri i Ekonomisë ka pranuar se qeveria ka vendosur një çmim dysheme për shitjene naftës, duke e justifikuar këtë si një mënyrë që shteti të sigurojë të ardhura që nuk plotësohen nga taksat e ulëta. A është kjo një mënyrë e drejtë për të mbajtur peng qytetarët me një produkt të domosdoshëm, siç është nafta? Apo në jemi mësuar me të tilla çudi politike?