Provokoi por e hëngri keq!
Pjesë e rutinës së Jackut janë edhe rrengjet me një aparat i cili prodhon zëra sikur njeriu lëshon gazra. Gjatë vizitës së dyqaneve, parqeve dhe hapësirave të ngjashme ai përpiqet të merr sa më shumë reagime interesante në tingujt qesharak dhe të pakëndshëm.
Disa reagime janë më interesante se tjerat, por kjo është hera e parë që personazhi i kamerave të fshehura me emrin Jack për shkak të rrengjeve të tij grushtohet.
Përkundër faktit se u përpoq të jap shpjegime se kjo është vetëm kamera e fshehtë dhe ai nuk kishte lëshuar gazra, por vetëm kishte prodhuar tinguj me anë të lodrës, njeriu nuk kishte mirëkuptim.