E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më në fund Thiago Silva i gatshëm për Ançelotin

FRANCË - Një ndër transferimet më të rëndësishme të sheikëve të PSG, Thiago Silva duket se priti ndeshjet e Champions për të debutuar. Megjithëse edhe në seancën e fundit stërvitore braziliani është stërvitur veçmas, do të jetë i gatshëm për sfidën e ditës së sotme në Champions, ku PSG do të ketë përballë ukrainasit e Dinamos së Kievit.

Më në fund trajneri Ançeloti do të ketë në formacionin e tij një prej mbrojtësve më të mirë në botë, i cili iu bashkua klubit i dëmtuar, pasi u kthye nga Lojërat Olimpike me Brazilin.

Bashkë me Thiago Silvën sot me francezët do të debutojë edhe blerja e tyre më e re, Holandezi Gregory Van der Wiel.

Paris Saint-Germain ndodhet në Grupin A të Ligës së Kampionëve, së bashku me Dynamo Kiev, Dinamo Zagreb dhe Porto.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›