Sneijder, asnjë problem me Stramaccionin

Sneijder u nxor nga loja në mes të pjesës së dytë dhe shprehu pakënaqësinë e tij duke mos qëndruar në bankinë, por u kthye në zhveshtore. Interi fitoi takimin me golat nga Diego Milito dhe zëvendësuesi i Sneijderit, Antonio Cassano.
Kurse, ish futbollisti i Real Madridit insistoi se vetëm ishte i dëshpëruar që nuk zhvilloi tërë takimin dhe mohoi të ketë problem me Stramaccionin. “Fitore e madhe mbrëmë. Isha pak i hidhëruar sepse dua të luaj gjithmonë, jo për shkak se kam ndonjë problem me trajnerin. E di se ka edhe shumë ndeshje të tjera, po bëhem gati për të enjten”, shkroi Sneijder në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter.
Kurse, Stramaccioni në deklaratat e tij pas ndeshjes u përqendrua më tepër te paraqitja e ekipit dhe konfirmoi se reagimi i Sneijderit ishte vetëm për shkak të zëvendësimit.