Man City ‘blindon’ Silvën

Manchester City ëshët shumë pranë arritjes së marrëveshjes për vazhdimin e kontratës me mesfushorin David Silva, ka njoftuar e përditshmja britanike Daily Mail, të hënën.
Ylli spanjoll iu bashkua klubit në verën e vitit të kaluar nga Valencia dhe aktualisht ka marrëveshje me kampionin e Premierligës deri në qershor të vitit 2014.
Por, pas spekulimeve rreth interesimit nga Real Madridi, City ka vendosur ti ofrojë atij kontratë të re me të cilën do të përfitojë mbi 200 mijë euro në javë, gati 13 milionë euro në stinor.