E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më në fund gruaja e lë Dominique Strauss- Kahn

Share

Shumëkush ka pyetur se si mund të durojë kaq gjatë përkrah tij. Por mbrëmë është zyrtarizuar lajmi se gruaja e ka lënë ish- shefin e FMN, Dominique Strauss- Kahn.

Pas muajsh të tërë besnikërie në një kohë kur mbi të rëndonte akuza për përdhunim, Anne Sinclair i ka dhënë duart atij.

Mendohet se ata janë ndarë para një muaji, por Sinclair, një trashëgimtare e pasur dhe gazetare interneti, e kishte mbajtur lajmin të fshehtë nga mediat.

Ndërkohë që i papuni, 63 vjeçari DSK po përgatit për të tjera dalje përpara gjykatës, ajo konfirmoi ndarjen.

Karriera e DSK u shkatërrua kur një punonjëse e një hoteli në Nju Jork e akuzoi atë për tentativë përdhunimi.

Ai u lirua nga akuzat më vonë, por pranoi se kishte bërë seks me punonjësen.

Sinclair, që kishte 20 vite bashkë me DSK, fillimisht ofroi mbështetje të pakufi për të, por nisi të lëkundej ndërkohë që akuzat po shtoheshin. Ai u akuzua edhe nga një gazetare franceze për përdhunim, ndërkohë që prokuroria nisi hetimet për një rrjet prostitucioni ku dyshohej se ishte përfshirë edhe DSK.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›