E Diel, 1 Nëntor 2026

Më ngacmoi gruan. I sëmuri mendor dhunon dhe merr peng 25-vjeçarin

arrestime-policia1Korçë- Policia e Korçës ka bërë arrestimin e një 34-vjeçari, që dyshohet se vuan nga problemet mendore, pasi ka mbajtur peng dhe ka dhunuar një 25-vjeçar.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, policia shprehet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bezmisht ku shtetasi me inicialet K.M ka mbajtur peng në garazhdin e shtëpisë 25-vjeçarin I.Ç, pasi dyshonte se ky i fundit i ngacmonte bashkëshorten.

Policia është duke vijuar hetimet, ndërsa ai akuzohet për veprën penale të “Plagosje së lehte me dashje” dhe “Heqjen pa të drejtë të lirisë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›