E Diel, 1 Nëntor 2026

Sigurimi i ushqimeve, Shqipëria mes vendeve me rrezikshmëri të lartë

ushqimi-shqiperi—-Nga Dorina Bilbili—-

Tiranë- Teksa Bashkimi Evropian i ka çuar masat për sigurinë ushqimore deri në ndalimin e përdorimit të shisheve të vajit të ullirit nga tavolinat e restorantëve që nga 1 janari 2014, si objekt manipulimi e mungese higjiene, sërish në mbarë botën është problematika e aksesit në ushqim e cila mbetet më tepër sesa një sfidë.

Indeksi i vitit 2013 mbi Sigurinë Ushqimore nga Maplecroft vlerëson hartën e rrezikut të pasigurisë për tu ushqyer në 162 vende në të gjithë globin. Maplecrofts Global Risks Portfolio kombinon kërkime me risi teknologjike që ofron një vështrim të rrezikut, mjetet monitoruese dhe njohuri mbi rreziqet më sfiduese politike, ekonomike, sociale dhe mjedisore dhe përgjegjësitë me të cilat përballet biznes global sot. Siguron një vlerësim sasior të stabilitetit, disponibilitetit dhe aksesit në furnizimin me ushqim, si dhe rezultatet ushqyese që rezultojnë nga pasiguria e tij.

Secilit vend i është caktuar një rezultat indeksi i bazuar në punën e përtej 18 indikatorëve kyç, të klasifikuara në katër nën-indekse. Katër kategoritë e rrezikut janë identifikuar në bazë të vlerave për secilin vend: Rrezik ekstrem (0,0-2,5) me ngjyrë te kuqe, rrezik të lartë (2,5-5,0) me ngjyrë portokalli, rrezik i mesëm (5,0-7,5) me ngjyrë të verdhë dhe nuk ka të dhëna tek vendet me ngjyrë gri.

Shqipëria është në mesin e vende me rrezik të lartë për sigurimin e ushqimit. Nga vendet e Ballkanit: Greqia ka risk të ulët, Maqedonia risk të lartë, për Serbinë e Kosovën ska të dhëna, Rumania dhe Bullgaria, paccka në BE, janë listuar si vende me rrezik të lartë të sigurisë ushqimore. Bosnja po ashtu ka rrezik të lartë, për Malin e Zi ska të dhëna. Turqia kontinentale njeh rrezik të ulët ndryshe nga ajo aziatike që është në listen e vendeve me rrezik të lartë sa i takon nivelit të sigurimit të ushqimit.

Pjesë ma e madhe e vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik janë në rrezik të lartë ushqimor, teksa në vlerat e sigurisë janë vënë pothuajse të gjitha vendet perendimore.

Raporti thotë se të dy sektorët publikë dhe privatë në më shumë se 30 vende kanë sfida me të cilat përballen si në aspektin e stabilitetit të tyre politik dhe ekonomik si një rezultat i trazirave dhe pasojave të tjera shoqërore të pasigurisë ushqimore. Në kombinim me rreziqe të lidhura, të tilla si ndryshimi i klimës natyrore dhe rrezikut politik, pasiguria e ushqimit mund të krijojë atë çfarë WFP-ja i referohet si një “stuhi perfekte” humanitare, siç janë krizat në vende të tilla si Somalia dhe Haiti.

Siguria e aksesi në ushqim janë çështje gjithnjë e më kritike globale. Me një pjesë të madhe të popullsisë që jeton me më pak se 1 USD në ditë që janë të prekur veçanërisht nga inflacionet e çmimeve të ushqimit dhe disponueshmëria e kufizuar e rezervave ushqimore. Banka Botërore ka vlerësuar se rreth 100 milionë njerëz janë përballur me varfërinë më të thellë për shkak të rritjes së çmimit të ushqimeve, çka BB-ja e ka cilësuar si “fytyra e re e urisë”.

Harta nxjerr në pah pikat e nxehta të pasigurisë globale të ushqimit, si vende në ekstremitet rreziku janë kryesisht ato në Afrikën sub-Sahariane, me përjashtim të disa vende në Amerikë dhe Azi, të tilla si Haiti, Afganistani, Bangladeshi dhe Koreja e Veriut. Më në rrezik të pasigurisë ushqimore në botë janë: Zimbabve, Burundi, Kongo DR, Eritrea, Jemeni, Malawi, Somalia, Haiti, Liberia, Angola, Kenia, Sudan, Ruanda, Tanzania dhe Zambia.

Raportet e Maplecroft përdoren gjerësisht nga korporatat kryesore globale të të gjithë sektorëve, qeverive, agjencive të OKB-së dhe organizatave ndërkombëtare e ato joqeveritare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›