E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administrata "Obama", zbardhen emërime të reja

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Barak Obama, po i jep dorën e fundit plotësimit të 'skuadrës' administrative. Ai ka zgjedhur ish-liderin demokrat në Senat, Tom Daschle për postin e sekretarit të Shëndetësisë dhe Burimeve Njerëzore, bënë të ditur burime pranë demokratëve. Si Sekretar i Shëndetësisë dhe Burimeve Njerëzore, Daschle do të ketë një rol të rëndësishëm në planet e Presidentit Obama për të zgjeruar shtrirjen e kujdesit shëndetësor edhe për 47 milion amerikanë të cilëve u mundon sigurimi shëndetësor. Daschle, nga Dakota e Jugut, ishte njëri prej mbështetësve të hershëm të Obamës, i cili e kishte inkurajuar senatorin e zgjedhur për herë të parë në Illinois të shpallte kandidaturën e tij për president. Daschle, është zgjedhur në Senat për herë të parë në vitin 1986, ndërsa mes viteve 1994-2004 ka qenë lideri i senatorëve demokratë. Obama duket se ka vendosur edhe personin i cili do të drejtojë Departamentin e Drejtësisë. Kështu, mediat shkruajnë se Presidenti i sapozgjedhur i SHBA i'a ka ofruar postin, 57-vjeçarit Erik Holder, një ish-zyrtar i lartë i administrës "Klinton". Obama e bëri historinë duke u zgjedhur Presidenti i parë me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara, një fat të ngjashëm mund të ketë edhe Holder i cili mund të bëhet afro-amerikani i parë në krye të Departamentit të Drejtësisë. Rrjeti CNN njofton se President i sapozgjedhur ka vendosur edhe për emrin e Sekretarit të Sigurisë së Brendshme, detyrë e cila do t'i besohet Guvernatorit të Arizonës, Janet Napolitano. Të njejtat burime bëjne me dije se është zbardhur enigma edhe për postin e Sekretares së Tregtisë. Posti do t'i besohet biznesmenës së suksesshme, Penyy Pritzker. Një tjetër element i cili do ti shtohet skuadrës së Barak Obamës është edhe Peter Orszag. Burimet pranë skuadrës së kalimit të pushtetit bënë me dije se Orszag do të jetë përgjegjësi për buxhetin federal. 40-vjeçari aktualisht drejton Zyrën e Buxhetit të Kongresit Amerikan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›