E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani gjashtëpikësh, bazë e mirë për veprime

Ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter ka deklaruar se zëvendës-ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried, ka pasur bisedime të kujdesshme dhe direkte me liderët në Prishtinë rreth rikonfigurimit të pranisë ndërkombëtare në Kosovë, dhe beson se ky plan është bazë e mirë për veprime të mëtutjeshme. "Kemi pasur biseda shumë serioze me zyrtarët e Kosovës - të cilët nuk e kanë pranuar planin gjashtëpikësh - mirëpo, ne besojmë se ky plan është i pranueshëm dhe bazë e mirë për aksione të mëtutjeshme", ka thënë Munter për mediat serbe. "Dëshirojmë të potencojmë se të dy palët pajtohen se vendosja e misionit të Bashkimit Evropian do t'i kontribuojë stabilitetit për të gjithë që jetojnë atje dhe do t'i mbrojë komunitetet e pakicave. Mu për këtë, shtohet pyetja themelore - si do ta mundësojmë këtë gjë?", ka thënë Munter.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›