E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Do të punojmë për projektin

Për ne është me rëndësi se ne do të punojmë ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare për ta implementuar këtë projekt të rëndësishëm që ka të bëjë me të ardhmen e Kosovës, me ndihmë të institucioneve të Kosovës. Ashtu siç është parë, ne kemi qëndrimin tonë, qëndrim shumë i drejtë dhe natyrisht të ecim drejt kthimit të Kosovës drejt zhvillimeve të reja, që të jetë vend i të gjithë qytetarëve, ka thënë Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, pak para nisjes për në vizitë zyrtare në Londër. Presidenti, Fatmir Sejdiu, kryeministri, Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, me ftesë të Qeverisë britanike po qëndrojnë për një vizitë treditëshe në Mbretërinë e Bashkuar. Delegacioni kosovar të enjten do të ketë një sërë takimesh të nivelit të lartë, duke filluar me Kryeministrin britanik, Gordon Brown, Sekretarin e Jashtëm, David Milliband dhe Ministrin britanik për Evropë. Një ndër temat e bisedimeve në Londër pritet të jetë edhe përgjigjja e lidershipit kosovarë ndaj planit 6 pikësh të Ban Ki Munit. Udhëheqësit kosovarë e kanë hedhur poshtë planin e Kombeve të Bashkuara dhe kanë dalë me një dokument prej 4 pikësh. "Mandati i EULX-it do të jetë mandat i paraparë me pakon e Ahtisarit, i paraparë me dokumentet e rëndësishme ndërkombëtare, flas këtu edhe për planin e Aksionit të Përbashkët i datës 4 shkurt 2008 dhe natyrisht se do të bashkëpunojmë shumë ngushtë edhe me EULEX-in dhe për vendosjen e tij sa më të shpejtë dhe në bashkëpunim me institucionet e Kosovës për zbatimin e mandatit që ka. Unë besoj se do të ketë përpjekje të mira për t'u realizuar si duhet gjithë mandati si duhet i EULEX-it dhe EULEX-i nuk do të ketë kuptim nëse nuk do të shtrihet në tërë territorin e Kosovës", ka thënë Sejdiu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›