E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ersekë, peshkon me lëndë plasëse, vdes 38-vjeçari

ERSEKË Një 38-vjeçar ka humbur jetën, si pasojë e shpërthimit të një lënde plasëse, me të cilën ishte duke peshkuar. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Ersekës, mësohet se viktima është 38-vjeçari Sokol Brane, i cili në momentin kur ka ndodhur shpërthimi ka qenë duke peshkuar në afërsi të lumit në fshatin Gostovishtë. Sipas burimeve policore, të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, bëjnë me dije se 38-vjeçari ka përdorur lëndë plasëse për të peshkuar dhe se ky ka qenë dhe shkaku i vdekjes së tij. Policia njofton se kapsolli me nitrat i ka plasur në dorë 38-vjecarit, i cili ka dashur ta përdorte për të peshkuar. Viktima është dërguar menjëherë për në spital, por fatkeqësisht nga plagët e marra ka humbur jetën rrugës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›