E Diel, 1 Nëntor 2026

Me propozim te Kryeministrit Këshilli i Ministrave në bazë të Kushtetutës dhe ligjit përkatës vendosi: Familjeve të 21 viktimave që humbën jetën në gomone në brigjet e Vlorës në d

Me propozim te Kryeministrit Këshilli i Ministrave në bazë të Kushtetutës dhe ligjit përkatës vendosi:

Familjeve të 21 viktimave që humbën jetën në gomone në brigjet e Vlorës në dt 10.01.2004 t'u jepen ndihma financiare prej 2000000 ( dymilion) lekësh për çdo viktimë.

Fondi financiar t'i akordohet familjeve të dëmtuara nëpërmjet Prefektit të Qarkut përkatës.

Prefektëve të Qarqeve përkatës t'u akordohet shuma prej 80000 ( tetëdhjetëmijë) lekësh për çdo viktimë për mbulimin e shpenzimeve funerale.

Bashkisë Vlorë t'i akordohet fondi prej 1300000 (njëmilion e treqind mijë) lekë për shpenzimet e pritjes , sistemimit dhe transportit funeral të viktimave.

Shuma prej 44980000 (dyzetekatër milion e nëntëqind e tetëdhjetë mijë) lekë jepet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Financave , Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit , Prefektët e Qarqeve përkatës dhe Bashkia Vlorë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›