-Erdogan: Qeveria turke ju ndodhet pranë në këtë ngjarje tragjike- Kryeministri Fatos Nano, i cili ndodhet në Stamboll për asrye shëndetësore, është takuar sot në orët e para të para
-Erdogan: Qeveria turke ju ndodhet pranë në këtë ngjarje tragjike-
Kryeministri Fatos Nano, i cili ndodhet në Stamboll për asrye shëndetësore, është takuar sot në orët e para të paradites me Kryeministrin Taip Erdogan, menjëherë pas kthimit të këtij të fundit nga një forum ndërkombëtar në Berlin të Gjermanisë.
Në fillim të takimit Kryeministri Erdogan ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta në emër të Qeverisë Turke për ngjarjen tragjike të ndoidhur në ujrat kufitare shqiptare dhe për famijet e viktimave, duke u shprehur se Turqia mike u ndodhet pranë në këtë çast të vështirë.
Gjatë këtij takimi dy autoritetet e larta kanë ndarë të njëtin qëndrim për marrëdhëniet në nivel të shkëlqyer në aspektin politik dhe ushtarak, të cilat, sipas tyre, duhet të shtrihen edhe në fushën ekonomike, tregtare, bankare, etj me intensifikimin e tyre në këtë drejtim.
Kryeministrat Nano dhe Erdogan ranë dakort që së shpejti të organizohet një takim i ministrave të Financave të të dy vendeve, nën vëmendjen e të dy Kryeministrave për të realizuar përgatitjen e një marrëveshjeje financiare, e cila do të riskedulojë borxhin e Shqipërisë ndaj Turqisë, që është në një shifër të konsiderueshme dhe që i referohet periudhës para dhe pas vitit '90, në mënyrë që të sigurohet një mbështetje financiare dhe buxhetore për 10 vitet e ardhshme në fusha prioritare të zhvillimit të Shqipërisë. Ky hap do të shoqërojë edhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë midis Shqipërisë dhe Turqisë.
Të dy Kryeministrat janë ndalur më pas konkretisht në prioritetet e bashkëpunimit, të cilat përfshijnë infrastrukturën rrugore, infrastrukturën e ndërtimit, sistemin energjitik me funksionimin e një linje interkonjeksioni energjie nafte dhe gazi me efekt rajonal, në fushën e turizmit, bankave etj.
Z Nano ka theksuar hapat dhe reformat që Qeveria Shqiptare po ndërmerr në kuadër të procesit të integrimit në strukturat euroatlantike. Ai ka vlerësuar përpjekjet e Turqisë për integrimin në BE, duke shprehur vullnetin për bashkëpunim në këtë drejtim, në veçanti për reformat e Shqipërisë drejt strukturave të NATO-s, ku Turqia është anëtare. Ata kanë diskutuar për bashkëpunimin në këtë funksion për samitin e NATO-s, që do të zhvillohet në Stamboll në 2006 dhe ku Shqipëria pret të marrë ftesën për anëtarësim.
Ata kanë vlerësuar, gjithashtu, edhe qëndrimet në nivel rajonal dhe pas zgjedhjeve të fundit në Sërbi, për të nxitur inisiativa që i shërbejnë paqes dhe stabilitetit në Ballkan e më gjërë.
Kryeministri Erdogan, nga ana e tij, pasi u interesua për shëndetin e Kryeministrit Fatos Nano, ka theksuar mbështetjen dhe të Qeverisë Turke për Kryeministrin Nano dhe kabinetin që ai drejton, duke e vlerësuar faktin e rikonfirmimit të tij në krye të maxhorancës që qeveris vendin. Ata kanë rënë dakort për një takim zyrtar të tyre në 6 mujorin e parë të këtij viti.