E Diel, 1 Nëntor 2026

Me anë të një mesazhi publik, Kryeministri Fatos Nano u shpreh familjeve të viktimave të ngjarjes tragjike të datës 9 Janar 2004 ngushëllimet e tij të sinqerta. Menjëhere pasi u informua

Me anë të një mesazhi publik, Kryeministri Fatos Nano u shpreh familjeve të viktimave të ngjarjes tragjike të datës 9 Janar 2004 ngushëllimet e tij të sinqerta.

Menjëhere pasi u informua për ngjarjen, Kryeministri Nano urdhëroi ngritjen e shtabit të emergjencës, të kryesuar nga Zv/kryeministri Namik Dokle për shpëtimin e viktimave të këtij krimi. Si rezultat i masave të marra, me gjithë kushtet e vështira atmosferike dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë, u bë e mundur të shpëtonin vetëm 11 jetë njerëzish.

Kjo tragjedi dëshmon konstatimin e bërë me kohë nga Qeveria Shqiptare për tendencën e riaktivizimit të falangave të krimit të organizuar në trafikimin e qenieve njerëzore. Shpreh bindjen, vazhdon më tej Kryeministri Nano, se këto ngjarje dëshmojnë se ky trafik është në grahmat e tij të fundit, falë vendosmërisë së Qeverisë dhe strukturave të saj të specializuara për ta goditur këtë krim. Njëhohësisht gjithkush duhet të kuptojë përfundimisht se kalimi i kufijve shtetërore është i mundur sipas rregullave të ligjit dhe jo të krimit. Lufta jonë kundër krimit do të thellohet më tej. Shteti ka vepruar me ashpërsi dhe do të vazhdojë të veprojë gjithnjë më ashpër ndaj personave të lidhur me krimin, pavarësisht nga posti dhe funksioni që ata kanë.

Me këtë rast Kryeministri Fatos Nano përshëndet veprimin e vendosur dhe energjik të Ministrisë së Rendit në ndalimin e të dyshuarve, duke i bërë thirrje drejtësisë që të tregohet ligjërisht e pamëshirshme me ta.

Njëkohësisht Kryeministri fton mediat, partitë politike si dhe të gjithë faktorët e interesit, të jenë bashkëpunues në zbutjen e pasojave të kësaj tragjedie dhe të mbështesë strukturat e policisë së shtetit në këtë luftë, të cilën do ta fitojmë patjeter.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›