Me propozim te Kryeministrit Fatos Nano Këshilli i Ministrave vendosi që pas shpalljes ditë zie kombëtare, ditën e hënë, datë 12.1.2004 në nderim të viktimave të shkaktuara nga tragjedia e
Me propozim te Kryeministrit Fatos Nano Këshilli i Ministrave vendosi që pas shpalljes ditë zie kombëtare, ditën e hënë, datë 12.1.2004 në nderim të viktimave të shkaktuara nga tragjedia e datës 9.1.2004, në detin Jon në bazë të ligjit dhe Kushtetutës që:.
Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, flamuri kombëtar të ngrihet në gjysmë shtizë. Në orën 12 në nderim të viktimave , të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahen tri minuta heshtje.
Të gjitha veprimtaritë artistike kulturore dhe sportive të planifikuara për këtë datë, të pezullohen dhe shtyhen për një datë të mëvonshme.
Të ftohen të gjitha kanalet radio e televizive, publike dhe private, të transmetojnë muzikë funebre.
Të ftohen të gjitha institucionet fetare të kryejnë shërbesa fetare në kujtim të viktimave.