E Diel, 1 Nëntor 2026

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, Kryeministri Fatos Nano u dërgoi kartolina urimi dhe buqeta me lule për Festën e 8 Marsit, përfaqësueseve të komunitetit të grave në fusha të ndr

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, Kryeministri Fatos Nano u dërgoi kartolina urimi dhe buqeta me lule për Festën e 8 Marsit, përfaqësueseve të komunitetit të grave në fusha të ndryshme të jetës.

Në këtë ditë feste buqeta me lule iu dhuruan sopranes së mirënjohur shqiptare Inva Mula, këngëtares Elsa Lila dhe sportistes Mirela Manjani, nëpërmjet Ambasadave të Republikës së Shqipërisë në vendet ku jetojnë dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre këto personalitete të artit dhe sportit shqiptar, si dhe personaliteteve të artit në Shqipëri si Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Luiza Xhuvani, Yllka Mujo, Edit Mihali, Suzana Turku, etj. Edhe përfaqësueset e biznesit dhe shoqërisë civile, si DianaÇuli, Vasilika Hysi, Elsa Ballauri, Kozara Kati, kanë marrë buqeta me lule dhe urimet e Kryeministrit Nano për festën e 8 Marsit.

Po ashtu, Kryeministri dërgoi buqeta me lule në shenjë respekti dhe vlerësimi për përfaqësueset e grave në jetën politike qëndrore dhe atë vendore, si deputetes dhe ministres Ermelinda Meksi, nënkryetareve të Kuvendit, MakbuleÇeço dhe Jozefina Topalli, deputeteve Arta Dade, Valentina Leskaj, Monika Kryemadhi, Marjeta Pronjari.

Në përgjigje të vlerësimit të Kryeministrit në këtë ditë të veçantë, personalitetet e jetës shqiptare shprehën konsideratë dhe vlerësime.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›