Dondollaku i shpeton denimit te perjetshem, kerkoi meshire

Enver Dondollaku ka arritur t’i shpëtojë dënimit me burgim të përjetshëm, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e avokatit për gjykim të shkurtuar dhe veçimin e dosjes së tij nga ajo e Aldo Bares. Dondullaku, i cili akuzohet për një sërë vrasjesh, rrëmbimesh e kërcënimesh, është një nga ish-eksponentët më të fuqishëm të “Bandës së Lushnjes”. Aktualisht Dondullaku mbahet i arrestuar në Itali, ku akuzohet për trafik droge. Nëpërmjet një letre që i dërgoi pak kohë më parë Gjykatës së Krimeve të Rënda, ai kërkoi gjykim të përshpejtuar dhe “mëshirë” nga gjyqtarët e çështjes. Nëse kërkesa e Enver Dondullakut do të refuzohej, atëherë ai rrezikonte të dënohej me burgim të përjetshëm. Por, me aplikimin e gjykimit të shkurtuar, ai përfiton uljen e 1/3-ës së dënimit, që në këtë rast, nga burgim i përjetshëm konvertohet në dënim deri ne 25 vite burg.
...