PS-ja pret pergjigjen nga ministria per listat e zgjedhesve
Listat e zgjedhesve vazhdojne te jene pika nevralgjike e Partise Socialiste per zgjedhjet e 8 majit. Pas kerkesave te saj te njepasnjeshme per te disponuar listen e plote te zgjedhesve per ta paralelizuar ate me pas me vitin e kaluar selia roze ka mbetur ende pa pergjigje nga Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile. Kandidatet per kryetare minibashkie ne Tirane por edhe deputetet e PS-se te shperndare ne zonat e tyre elektorale ende nuk dine perfundimisht numrin e sakte te votuesve ne zgjedhjet e 8 majit. Vetem nje muaj e pese dite na ndajne nga zgjedhjet vendore te 8 majit nderkohe qe partia me e madhe opozitare eshte ende e paqarte sesa eshte numri i personave qe do te votojne ne 8 maj. Shqetesimet dhe problemet e PS-se me listat e zgjedhesve jane ngritur jo vetem nga deputetet socialiste dhe kandidatet e PS-se per minibashkite ne Tirane por jane paraqitur edhe ne tryezen e disa diteve me pare mes PD-PS nga kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci.