Berisha ne ekspoziten dokumentare Misherojne idealin e bashkimit kombetar
Kryeministri Sali Berisha ka vizituar paraditen e sotme ekspozitën dokumentare “Koha e memorandumeve nga Lidhja e Prizrenit deri në Kongresin e Lushnjës” të çelur në ambientet e Bibliotekës Kombëtare. Në fjalën e tij kryeministri Berisha tha se këto dokumente qëndrojnë në themel të përpjekjeve diplomatike të shqiptarëve për të ndërtuar shtetin e tyre të pavarur.
“Ajo që bie në sy një zgjim i madh i shqiptarëve në të gjitha trojet e tyre etnike dhe shqiptarëve në Diasporë dhe kudo që ndodhen. Kjo përbën një nga habitë e mëdha të kohës, mbasi kombi shekuj në një perandori tjetër zgjohet me një ndërgjegje kombëtare që do ta udhëheqë e frymëzojë atë në një betëjë të madhe për pavarësinë e Shqipërisë”- u shpreh Berisha.
Ai i vlerësoi shumë mbreslënëse dokumentat e Lidhjes së Prizrenit, sepse të gjitha kanë mishërimin dhe idealin e bashkimit kombëtar, që do i frymëzojë shqiptarët në çdo kohë.
Të gjitha dokumentat e Lidhjes së Prizrenit kanë idealin e bashkimit kombëtar, ideali më fisnik i shqiptarëve ideal, që do i frymëzojë ata në çdo kohë për bashkim, zhvillim dhe horizonte të reja. Ky ideal në fakt frymëzoi shqiptarët në çdo moment të vështirë të historisë së tyre, të qëndrojnë së bashku edhe sot është më frymëzues se kurrë ndonjëherë”- theksoi kryeministri.
Në fund të fjalës së tij shefi i qeverisë shprehu nderimin për të gjithë shqiptarët, autorët, etërit, frymëzuesit e këtyre dokumentave dhe falenderoi drejtuesit e puënonjëist e Bibliotekës Kombëtare.
Gjithashtu Berisha ftoi qytetarët të njihen me këto dokumenta, themele të shtetit të tyre të sotëm dhe përpjekjeve për liri e dinjitet kombëtar.