E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria nuk mban premtimin për rikonstruksionin e rrugëve

Autori i Lajmit: red.
Qeveria nuk ka mbajtur premtimet për ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrugëve. Duke iu referuar sërish analizës së punës së qeverisë në 7 muajt e këtij viti deputeti socialist Alfred Dalipi, në emër të Partisë Socialiste, akuzoi Qeverinë se nuk ka mbajtur premtimet dhe se kjo situatë mban larg turistët e huaj. “I vetmi objekt i përfunduar është ai Gjirokastër - Tepelenë” - ka thënë deputeti socialist. Dalipi thotë se pikërisht ritmet elektorale po mbajnë peng të gjitha akset rrugore të vendit dhe po torturojnë qytetarë dhe emigratët që kthehen në Shqipëri. Ai renditi rrugët të cilat, sipas Dalipit, janë premtime të pambajtura. “Shkodra-Hani i Hotit ende nuk dihet kur do të fillojë, Rruga e Arbrit, e filluar pa projekt real, po ecën me ritme të papërfillshme pune, afati kontraktual për Lushnjë-Fier ka mbaruar, por nuk dihet se kur do përfundojë rruga; Fier-Vlorë, traseja s ka përfunduar; Levan – Tepelenë pas tre vitesh nuk dihet se kur do të fillojnë punimet, ndërkohë që 2008-a duhej të ishte koha e prerjes së shiritit. “Tre turnet e premtuara nga kryeministri shqiptar dhe bonuset për ritmet e ndërtimit të këtyre veprave publike do t i sigurojnë edhe më 2009 qytetarëve shqiptarë dhe atyre që jetojnë jashtë vendit, turistëve të huaj dhe kujtdo që aventuron të vizitojë Shqipërinë, të njëjtin skenar të trishtë të 2008”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 20/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›