E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushtimi kinez Made in China mbush tregun shqiptar

Prodhimet kineze kanë nisur të pushtojnë dhe tregjet shqiptare. Shumë subjekte dhe persona kanë nisur të përdorin mallrat “Made in China”, duke bërë që brenda pak vitesh të shumëfishohen importet që vijnë nga një prej ekonomive më të mëdha në botë.

Të dhënat e marra nga “Albanian Screen” në Institutin e Statistikave tregojnë se vëllimi i shkëmbimeve tregtare me Republikën Popullore të Kinës është rritur nga 10,7miliard lekë në vitin 2004 në mbi 39,1 miliardë në vitin 2010. Po gjatë këtij viti, Kina ka forcuar pozitën e saj si një partner i rëndësishëm në shkëmbimet tregtare me Republikën e Shqipërisë. Kompanitë dhe subjektet tregtare kanë importuar kryesisht makineri, paisje, pjesë këmbimi,materiale ndërtimi tekstile dhe këpucë “Made in China”.

Një ndër mallrat më të importuar janë dhe metalet e përpunuara. Shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kinë patën një rritje të dukshme dhe gjatë vitit 2008, duke arritur në rreth 36 miliardë lekë. Ndërkohë, kompanitë kinezer kanë blerë dhe prodhime shqiptare duke i dërguar drejt Kinës. Eksportet kanë regjistruar vlerën prej 8,8 miliard lekë, shifër kjo sa 5.5 për qind e totalit të eksporteve duke u renditur në vendin e katërt në hierarkinë e partnerëve tregtarë pas Italisë, Kosovës, Turqisë.

Të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2010 rreth 99 për qind e totalit të eksporteve me Kinën mineraleve dhe lëndë djegëse. Ashtu si me importet dhe eksportet gjatë 5 viteve të fundit kanë pasur një rritje me disa herë. Nga rreth 323 milionë lekë në vitin 2005, eksportet arritën ne mbi në 8,8 miliard,duke u rritur me 27.5 herë.

Florian Papadhimitri
Azhornuar së fundi ( e enjte , 04 gusht 2011 )

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›