E Diel, 1 Nëntor 2026

Më shumë produkte të rrezikshme në Evropë

Aparate elektronike, bluza me kimikate të dëmshme dhe lodra fëmijësh janë disa nga produktet e rrezikshme që vendet anëtare të BE-së i kanë regjistruar vitin e kaluar në sistemin paralajmërues evropian Rapex.

Nëse Rapex alarmon për një produkt të caktuar, atëherë paralajmërohen të gjitha vendet që ky produkt të tërhiqet nga tregu. Edhe vendet jo anëtare të BE-së, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni janë pjesë e këtij sistemi të ngritur në vitin 2004.

Raporti i fundit vjetor (2012) është veçanërisht shqetësues. Gati 2 300 produkte ishin tërhequr nga tregu, një rritje prej më shumë se 20% në krahasim me vitin 2011. Siç raporton DW, shifrat janë rritur nga viti në vit. Por, sipas vlerësimit të Komisarit të BE-së për Mbrojtjen e Konsumatorit, Tonio Borg, një fakt i tillë mund të konsiderohet pozitiv.

Ka shumë gjasa që shtetet anëtare të kontrollojnë më shpesh dhe më imtësisht se më parë. Një rritje e shifrave, pra, nuk nënkupton patjetër keqësimin e cilësisë së produkteve.

Më shumë se gjysma e produkteve të rrezikshme janë prodhuar në Kinë, sidomos lodrat për fëmijë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›