E Diel, 1 Nëntor 2026

Me skulpturat e rërës, artisti hindus lufton gripin e derrit

New Delhy, 15 gusht - Artisti hindus Sudarshan Patnaik vlerëson se njerëzit nuk janë plotësisht të vetëdijshëm për rrezikun që i kërcënohet vendit të tij nga gripi i derrit.

Për këtë nga rëra, materiali prej të cilit krijon veprat e tij, ka bërë një skulpturë për të ngritur vetëdijen për këtë problem. Në plazhën në Pury, aktori me skulpturën e tij ka pritur ardhjen e The Queens Baton Relaya, një lloj stafete, e cila para lojërave Commonwealth viziton gjithë botën, në vendin e tij.

Patnaik për skulpturën e tij ka shpenzuar 30 ton rërë, ndërsa i janë dashur 8 orë që me ndihmën e një shkencëtar të përfundojë veprën. Deri tani ka marrë pjesë në 40 gara botërore në krijimin e skulpturave nga rëra. Si temë të veprave të tij përdor shpesh problemet aktuale shoqërore, siç janë ngrohja globale apo përhapja e HIV-it.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›