Me strategji energjetike

Në muajin mars pritet të bëhet shpallja e interesit për privatizimin e kompanisë së re të shpërndarjes dhe të furnizimit, të dalë nga Korporata Energjetike e Kosovës. Në qershor do të bëhet kërkesa për propozim për investitorët, të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. E, në fund të vitit pritet të përzgjidhet investitori. Kështu deklaruan përfaqësues të Komitetit Ndërministror për privatizimin e kësaj ndërmarrjeje, të drejtuar nga ministri Ahmet Shala.
Pas luftës, në sektorin e energjetikës në Kosovë janë investuar më shumë se një miliard euro. Edhe pas këtyre investimeve gjigante, Kosova vazhdon të përballet me mungesë të energjisë. Komisioni Ndërministror ka mbajtur takimin e radhës, ku ka paraqitur sfidat dhe objektivat që ka Ministria e Energjetikës dhe Minierave për tejkalimin e problemit të energjisë elektrike.
Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Pula, gjatë këtij takimi ka paraqitur objektivat e MEM-it rreth strategjisë për zgjedhjen e problemit të energjisë në Kosovë.
Ajo tha se Qeveria dhe ministritë përkatëse janë duke e përgatitur politikën dhe strategjinë që ky sektor të zhvillohet, t’i tërheqë investitorët dhe t’i plotësojë objektivat, të cilat janë parashtruar në kuadër të strategjisë qeveritare.
MEM-i në kuadër të politikave dhe detyrave të saj, ka përgatitur strategjinë e energjisë, e cila është miratuar në Qeveri dhe tani do të miratohet në Kuvend, e cila përmban tri ligje bazë për zhvillimin e energjetikës. Objektivi, tha ajo, është furnizim i qëndrueshëm dhe cilësor i popullsisë me energji elektrike, rritjen e faturimit – inkasimit dhe zvogëlimin e humbjeve komerciale dhe teknike.
“Objektivat e Ministrisë, përkatësisht të procesit të privatizimit të korporatës së re Disko, duhet t’i realizojë disa objektiva. Privatizimi i kompanisë Disko është një proces i domosdoshëm, i cili do të realizohet me ndihmën e shumë këshilltarëve”, ka theksuar ajo.
Ky objektiv, përkatësisht privatizimi i Diskos, sipas saj, nuk do të jetë i suksesshëm nëse nuk parashikohet edhe pasoja që mund të rrjedhin pas procesit të privatizimit. Sipas saj, privatizimi duhet të shkojë në tri faza. Faza përgatitore para procesit të privatizimit, sfidat me të cilat po ballafaqohemi dhe do të ballafaqohemi në të ardhmen, dhe e treta, sfidat të cilat duhet t’i kemi parasysh gjatë procesit të privatizimit.
Angello Dell Atti, përfaqësues i International Financial Coorporation, e cila është pjesë e Bankës Botërore, ka bërë një prezantim të shkurtër të strategjisë së zhvillimit të energjisë në Kosovë, duke thënë se po e sjellin përvojën e Bankës Botërore në shtetin e Kosovës.
Kryesuesi i Komisionit ndërministror të ndërmarrjeve publike dhe privatizimit të distribuimit të KEK-ut dhe të shpërndarjes, ministri Ahmet Shala, me rastin e hapjes së këtij takimi, ka falënderuar të gjithë ambasadorët, ministrat, përfaqësues të Bankës Botërore, Komision Evropian, USAID-in dhe donatorët të tjerë për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës në rrugën drejt ndërtimit të saj.
“Unë si ministër, zotohem që do të jemi absolutisht të hapur për idetë tuaja, për mbështetjet tuaja si dhe sugjerimet tuaja”, ka thënë Shala.
Ai falënderoi edhe të pranishmit e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesit të tjerë të institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare, të cilët me sugjerimet e tyre dhe mbështetjen e tyre kanë bërë që Kosova të ecë përpara në rrugën e vet drejt ndërtimit të një shteti të qëndrueshëm ekonomik.