E Shtunë, 31 Tetor 2026

Identifikohen viktimat e aksidentit

Dy nga tre shoferët e autobusit që pësoi aksident në afërsi të Vjenës, Dragan Mihajloviq (komuna e Kamenicës) dhe Ismajl Pajaziti (Ferizaj) kanë humbur jetën, ndërsa vazhdon të kurohet në spital shoferi i tretë, Ramadan Veliu (Mushnikovë, Prizren).

Përveç këtyre në aksidentin e së hënës kanë humbur jetën edhe Sadik Dellova. Mehmet Shkodra dhe Bashkim Bytyçi. Ndërkohë që ende nuk bëhet i ditur emri i viktimës së gjashtë, raporton Koha.net.

Ministria e Jashtme e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur listën e të lënduarve në aksidentin e trafikut, që i ndodhi mbrëmë një autobusi të Kosovës, 22 km larg Vjenës.
MPJ thekson se kjo listë i është dorëzuar Ambasadës së Kosovës në Vjenë nga Ministria e Rendit të Austrisë.

Lista e të lënduarve:
1. Szabo Gergely (29)
2. Faton Pajaziti (20)
3. Qazim Gashi (65)
4. Ilona Sulimanowitsch (8)
5. Emine Osmani (41)
6. Asa Beqiri (58)
7. Bashkim Heta (27)
8. Jozsef Nagy (33)
9. Nadire Ibrahimi (32)
10. Nehat Idrizi (32)
11. Sami Suli (1 muaj)
12. Kadri Trolli (40)
13. Selim Rukovci (42)
14. Sheride Rexhepi (56)
15. Zendrim Ferizi (16)
16. Qëndresa Ferizi (4)
17. Sheremet Ferizi (42)
18. Igballe Ferizi (42)
19. Ramadan Velia (56)
20. Milaim Limani (57)
21. Sefer Spahia (66)
22. Zylfie Fanaj (48)
23. Ajshe Berisha (47)
24. Sali Klaiqi (67)
25. Avdyl Bellaga (67)
26. Samet Hoxha (31)
27. Sahit Ibrahimi (58)
28. Retscha Retzem (61)
29. Adelina Deliu (20)
30. Fatmir Bytyqi (31)
31. Ramiz Ahmeti (60)
32. Milaim Ibrahimi (40)
33. Nijazi Fanaj (50)
34. Medi Limani (47)

Ndërsa identiteti i dy të lënduarve të tjerë nuk ishte i mundur të saktësohet.

MPJ ka publikuar edhe numrat e telefonave të tri spitaleve ku janë vendosur 36 të lënduarit.
Këta janë telefonat kontaktues:
Spitali Wiener Neustadt: +43 2622 3210
Spitali në Mödling: +43 2236 2040, dhe
Spitali në St. Pölten +43 3743 3000

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›